Flash

Konflikti Spalletti-Icardi, i largon të dy nga Milano zikaltër

Lapsi.al 1 April 2019
Konflikti Spalletti-Icardi, i largon të dy nga Milano zikaltër

Dukej një rast i arkivuar, përkundrazi deklaratat e Luciano Spalletti, pas ndeshjes Inter – Lacio, kanë rihapur rastin Icardi. Trajneri zikaltër ka qenë i qartë dhe i ashpër në përballjen me ish-kapitenin zikaltër: “Për mënyrën se si është sjellë, Icardi duhet të qëndronte jashtë. Është e drejtë që të luajnë të tjerët. Ndaj Lacios mund të luante edhe një pjesë, por ishte e drejtë të qëndronte jashtë. Duhet të kishte një ndërmjetësim për të bindur një lojtar të Interit për të veshur fanellën e skuadrës së tij, por kjo është poshtëruese për të gjithë tifozët zikaltër”. Fjalë që, sipas asaj që bën të ditur Corriere della Sera, nuk i kanë pëlqyer klubit. Janë të shumtë ata që i kanë dhënë të drejtë Spalletti në këtë pikë, mes të cilëve dhe ish-kapiteni zikaltër Beppe Bergomi, por jo drejtuesit e Inter. Pushteti i dhënë teknikut brenda dhomave të zhveshjes, nuk ka lidhje me daljen publike, për më tepër që puna e ndërmjetësimit ka qenë e gjatë dhe komplekse dhe jo vetëm Marotta, por dhe presidenti Steven Zhang dhe ish-presidenti Massimo Moratti janë konsumuar në tentativën për të shuar divergjencat.

Nëse është e vërtetë që Spaleti në këtë rast ka të drejtë, është e vërtetë që fjalët e tij janë përkthyer si një kritikë ndaj drejtuesve të klubit dhe, në mënyrë të veçantë, ndaj lojtarit. Marotta ishte përballur me Spalletti për mungesën e grumbullimit të argjentinasit, por nuk kishte menduar se do ti duhej të mendonte për deklaratat e papritura të teknikut. Në këtë mënyrë e ardhmja, si për sulmuesin, ashtu dhe për trajnerin, do të jetë larg Milanos. Në fund të qershorit palët do të largohen menjëherë dhe bashkë me ta edhe një pjesë e mirë e Interit aktual. Antonio Konte mbetet objektivi numër një, por nëse edhe Interi nuk do të arrijë ta bindë, do të synohet në një tjetër trajner, që do të ketë me vete një tjetër qendërsulmues. Edhe koha e Icardit në Milano ka mbaruar.

Të këshilluara

Video/ Moura barazon në Anfield Road

Nuk duken mirë gjërat për Liverpool, që 20 minuta nga fundi i ndeshjes duhet të rigjejë fitoren përballë Tottenham. Në fakt, londinezët e kishin rritur ritmin e...

19:24

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI