Flash

Fansat dallojnë photoshop-in e dështuar në foton e motrave Kardashian

Lapsi.al 2 April 2019
Fansat dallojnë photoshop-in e dështuar në foton e motrave

Motrat Kardashian-Jenner janë tallur nga përdoruesit e internetit, pasi kanë dalluar dështimet e “Photoshop”-it. Fansat e familjes së famshme akuzuan yjet e “reality-show”-t se, kanë edituar në mënyrën më të gabuar foton e postuar së fundmi prej tyre.

Pesë motrat dhe nëna e tyre pozuan për sezonin e ri të “Keeping Up With the Kardashians”. Në shikim të parë të gjitha duken të mrekullueshme, por fansat dalluan disa gabime të pafalshme.

Ata vunë re se pjesa e poshtme e trupit të Khloe-s mungonte, ndërsa Kourtney-t i kishin shtuar një gisht të gjashtë.

Në foto 63-vjeçarja Kris Jenner dhe pesë vajzat e saj kanë zgjedhur ngjyrat që variojnë nga e bardha te e arta.

Disa nga ndjekësit vunë re që Khloe nuk i kishte këmbët poshtë fundit të saj. Ndonëse mund të jetë thjesht këndi i fotos, fansave iu duk e dyshimtë.

“Ku është gjysma e trupit të Khloe-s?”, ishte një nga pyetjet më të shpeshta.

Gjithashtu ndjekësit e familjes së njohur shkruan sikur, Kendall ishte rrëzuar aty,ndërsa një nga gjunjët ishte edituar plotësisht.

Nuk mund të mos dallohej as gishti i gjashtë i Kourtney-t në këmbën e majtë.

Të këshilluara

Video që tregon se Kylie dhe Travis janë...

Kylie Jenner ka publikuar sot një video mjaft të këndshme të vajzës së saj Stormi me të atin. Surpriza e kësaj videoje të publikuar në Instagram është partne...

09:53

Ermal Fejzullahu, baba për herë të katërt

Ermal Fejzullahu i cili ka pranuar faktin se së shpejti do të bëhet baba për herë të katërt. Ai i ftuar në emisionin “1 kafe prej shpisë” konfirmoi se Ariana ës...

19:16

Apple prezanton kartën virtuale

Apple ka prezantuar  Apple Card. Një kartë virtuale me asnjë numër, asnjë kod sigurie, datë skadimi apo nënshkrim. Karta është ndërtuar në aplikacionin Apple Wa...

19:14

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI