Flash

Marka e Karl Lagerfeld mer një vendim të rëndësishëm

Lapsi.al 2 April 2019
Marka e Karl Lagerfeld mer një vendim të rëndësishëm

Carine Roitfeld do të marrë një rol të ri në markën e Karl Lagerfeld, pas vdekjes së dizajnuesit të famshëm. Ajo është emëruar këshilltare stili e markës dhe ka nënshkruar që këtë rol ta mbajë për tre sezonet e ardhshme.

Gjatë gjithë karrierës së saj, Carine bashkëpunoi ngushtë me Lagerfeld në shumë raste, duke përfshirë librin e titulluar “The Little Black Jacket”, si dhe bashkëpunimin e Lagerfeld me H&M në vitin 2004. Ajo gjithashtu ka punuar ngushtë me markën në muajt e fundit, si koleksioni “The Edit By Carine Roitfeld”, i cili do të prezantohet këtë shtator.

“Jam e bekuar dhe mirënjohëse që kam pasur mundësi të punoj me Karl-in për kaq shumë vite, kemi ndarë jo vetëm një marrëdhënie profesionale, por një miqësi të rëndësishme. Ai gjithmonë do të jetë një legjendë, i cili ripërcaktoi nocionet e modës dhe të fotografisë. Është nderi im të bashkëpunoj me markën e tij si këshilltare stili”, thotë Carine.

Carine Roitfeld është një editore mode franceze, ndërsa kujtojmë se ka qenë ish-kryeredaktore e “Vogue Paris”.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI