Flash

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Targat/ Konsujt e nderit kryqëzojnë Cakajn

Lapsi.al 2 April 2019
Targat/ Konsujt e nderit kryqëzojnë Cakajn

Meskiniteti dhe loja propagandistike me cicmice e Edi Ramës që këtë herë ka veshur maskën e zvendësit të tij në diplomaci Gent Cakës, ka bërë që ky i fundit të kryqëzohet nga konsujt e nderit të vendeve të huaja të cilët ai i përgojoi duke i shfaqur para publikut si përfitues që nuk paguajnë doganën e makinave.

Ish ministri socialist Arben Malaj, konsull nderi i Austrisë pasi ka sqaruar në fillim se ai as nuk ka aplikuar për targëështë shprehur se kjo masë mund të mos merrej me kaq bujë: “nqs realisht ka nje problem me targat, Sekretari i Pergjithshem i MEPJ te bente nje takim me kryetarin e shoqates se konsujve te nderit dhe qartesonte problemin konkrete dhe bashkepunonin per zgjidhjen e tij sa me shpejte”.

Andi Bushati:Kur qeshni me Gentin, mos uroni Facebookun, por Ramën

Pas kësaj ka reaguar edhe Përparim Kalo, Konsull Nderi në Danimarkë. Ai shprehet se deklarata e zv. ministrit Cakaj ka etiketime që cenojnë integritetin e konsujve të nderit dhe i ka kërkuar. Gjithashtu Kalo këmbëngul që zv. ministri Cakaj t’i kërkojë falje publikike për etiketimet që ka bërë në adresë të tij.“Kërkoj që ministri të deklaroj publikisht që Përparim Kalo nuk ka bërë shkelje të habitshme, për të kompensuar sado pak dëmin që ka shkaktuar lajmi i përcjellë me aq bujë në media. Jam i nderuar nga Mbretëresha Margreth II e Danimarkës dhe është e padrejtë të çnderohem nga një ministër i komanduar i shtetit tim”, ka shkruar Kalo. Po ashtu edhe Zenel Hoxha, Konsulli Nderi i Afrikës së Jugut në Shqipëri,shprehet në një reagim për media se targat diplomatike janë kërkuar nga vendet që ata përfaqësojnë.

Armand Shkullaku: Gent Cakaj, anëtari i ri i organizatës së Rilindjes

Por me sa duket një vështrim më politik të lëvizjeve të dyshes Rama Cakaj ka bërë ish ministri socialist Malaj: “Fokusi i zv ministrit tek levizjet ne staf, targat apo passaporat diplomatike e demtojne profilin e nje shtetari, demtojne kredibilitetin e MEPJ e cila duket se ka humbur fokusin tek prioritetet kombetare dhe ploteson axhenden mediatike me lajme te tilla” ka shkruar ai.

©Lapsi.al

https://youtu.be/e2s2KKXytQ8

 

Lista me 41 konusjt e nderit:

1. Shaban Xhabrahimi Bangladesh

2. Mimoza Ndroqi Kosovë

3. Arben Malaj Austri

4. Agron Papuli Koreja e Jugut

5. Avni Ponari Japoni

6. Rodolf Xhillari Izrael

7. Gentian Sula Malajzi

8. Përparim Kalo Danimarkë

9. Mentor Nazarko Kosovë

10. Gjergj Leqejza Austri

11. Samir Mane Tailande

12. Fabrice Wallaert Belgjikë

13. Fiqiri Kllari Bosnje Hercegovinë

14. Krenar Loloçi Kanada

15. Sotiraq Guga Estoni

16. Bardhyl Minxhozi Finlandë

17. Isuf Berberi Islandë

18. Bujar Lybesha Marok

19. Vladimir Avrami Qipro

20. Esat Ademi San Marino

21. Faik Dizdari Sllovaki

22. Kastriot Haska Lituani

23. Teodor Bilushi Itali

24. Vito Antonio Stigliani Itali

25. Tomë Preku Maltë

26. Salim Hoxhaj Bullgari

27. Artan Stroka Sierra Leone

28. Elvis Toçi Rumani

29. Belma Çela Mongoli

30. Dorian Sadiku Portugali

31. Kliti Hoti Hungari

32. Sokol Kraja Letoni

33. Marinela Jazoj Norvegji

34. Varuzhan Piranjani Armeni

35. Seyhan Pencabligblig Pakistan

36. Loritan Prespa Filipine

37. Gerian Kuka El Salvador

38. Zenel Hoxha Afrika e Jugut

39. Mirton Lika Sri Lanka

40. Bledi Bajraktari Ukrainë

41. Ilir Trebicka Uruguaj

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI