Flash

Video/ Roboti që turpëroi Steph Curry dhe kampionët e tjerë të NBA

Lapsi.al 2 April 2019
Video/ Roboti që turpëroi Steph Curry dhe kampionët e tjerë

Një robot, ndoshta me pamje makinoze, por me një saktësi ekzekutimi të jashtëzakonshme, aq sa për të sfiduar kampionët më të mëdhenj të NBA. Toyota, me qendër në Japan, ka krijuar robotin e basketbollit Cue 3, i cili mund të godasë për tre pikë.

Makineria, 3 metra e lartë, ka realizuar 5 nga 8 goditjet për tre pikë në një demonstrim spektakolar. Roboti i Toyotas llogarit si në një imazh tre-dimensional ku është koshi, duke përdorur sensorët në trupin e tij, rregullon motorët brenda krahut dhe gjunjëve për ti dhënë goditjes këndin e duhur dhe shtytjen.

Makineria është ende, në një farë mënyre, e paaftë të konkurojë së bashku me lojtarët profesionistë të NBA-së, si i famshmi në goditjet nga distanca, Steph Curry, pasi ende nuk është në gjendje të driblojë ose të kërcejë - aftësi thelbësore për një lojtar basketbolli të çdo niveli.

https://www.youtube.com/watch?v=i-qZLKgzYt4

Të këshilluara

Inter, buxhet ekstra për...Antonio Conte

Inter duket se i ka idetë e qarta. Luciano Spalletti ka një kontratë edhe për dy vitet e ardhshme, me një pagë prej 4 milion euro të plota në vit, por në fund t...

12:33

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI