Flash

Zbulohet flirti i Justin Bieber me këngëtaren angleze

Lapsi.al 2 April 2019
Zbulohet flirti i Justin Bieber me këngëtaren angleze

Është thuajse e pamundur për Justin Bieber të qëndrojë larg thashethemeve mediatike. Këtë radhë bëhet fjalë për një mesazh që ai i ka dërguar këngëtares Billie Eilish.Ka qënë pikërisht këngëtarja ajo që ka folur për këtë në një intervistë për Entertainment Tonight, ku u shpreh se Justin Bieber i ka dërguar së fundmi një mesazh. Ajo nuk zbuloi se çfarë i shkroi këngëtari, por shtoi se bëhej fjalë për një screenshot të një mesazhi të Billie-t në 2014. “U ndjeva keq dhe mirë në të njëjtën kohë. Ishte fantastike. Ai është i ëmbël dhe unë e vlerësoj shumë. Është përballur me shumë gjëra kohëve të fundit.” Billie u shpreh se ka qenë një fanse e Justin-in që në moshën 12-vjeçare dhe kishte postera të tij në dhomë. Që prej debutimit të saj, këngëtarja ka shitur rreth 3 milionë albume vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe 7.3 në të gjithë botën.Në fillim të marsit, Spotify e renditi Billie Eilish të dytën në listën e këngëtareve më të dëgjuara në botë, nga 1 janari 2019 deri më 1 mars, fill pas Ariana Grande-s në vendin e parë. Top5 u plotësua nga Lady Gaga, Halsey dhe Dua Lipa.

Të këshilluara

Konfirmohet lidhja e Olsi Bylykut me...

Aktori i njohur i humorit Olsi Bylyku gjithnjë është treguar diskret lidhur me jetën e tij private. Në disa dalje të ndryshme mediatike ai është shprehur se ...

16:29

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI