Flash

Stefano De Martini dhe Belen Rodriguez nuk fshihen më nga paparacët

Lapsi.al 3 April 2019
Stefano De Martini dhe Belen Rodriguez nuk fshihen më nga paparacët

I dhanë fund martesës së tyre në 2015-n, por tashmë duket se Belen Rodriguez dhe Stefano De Martino kanë arritur të gjejnë sërish pasionin mes tyre.

“Nuk mund ta përcaktoj situatën time, por jam e lumtur”, tha pak kohë më parë argjentinasja për revistën italiane “Chi”.

Ndërsa nga ana tjetër balerini i njohur italian u shpreh:

“Kur të kthehemi bashkë nuk do të fshihemi më”.

Por për çiftin duket se është e vështirë që ta mbajë të fshehtë ribashkimin, pasi janë fotografuar nga paparacët duke shkëmbyer puthje pasionante.

Duket se Stefano dhe Belen duan ta mbajnë lidhjen larg vëmendjes së publikut, që mos të lëndojë personat e tjerë të përfshirë, por ndoshta edhe sepse kur u lidhën në 2012-n u rrethuan nga fotografët.

Ata janë fotografuar së bashku gjatë një fundjave romantike në Napoli, jo në një vend luksoz. Fillimisht u fotografuan duke u puthur nga dritarja e hotelit ku po pushonin, ndërsa më vonë në restorantin ku po hanin mëngjesin.

Më pas ata u pikasën duke shëtitur bashkë me djalin e tyre Santiago, i cili javën e ardhshme mbush 6 vjeç.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI