Flash

Insigne sakrifikon të jetë kundër Genoa, për të mos humbur Arsenal

Lapsi.al 4 April 2019
Insigne sakrifikon të jetë kundër Genoa, për të mos

Në Castel Volturno shqetësimi kryesor lidhet me gjendjen e Lorenzo Insigne. Sulmuesi nuk u grumbullua për transfertën e Empolit, për shkak të një dëmtimi të ri, që e mban përsëri të ndalur në infermieri, por kapiteni i të kaltërve nuk do të humbasë sfidën me Genoa. Edhe në ditën e lirë të dhënë nga Carlo Ancelotti për skuadrën, Insigne është paraqitur në qendrën teknike për të përmirësuar gjendjen e këmbës.

Shtatshkurtri nuk dëshiron aspak të humbsë ndeshjen e radhës dhe është stërvitur individualisht, me një program të specializuar, duke i dhënë një sinjal pozitiv Ancelotti, që do të vendosë për vetëm para sfidës kundër Genoa. Fakti që tekniku italian po mendon ta hedhë në fushë Insigne, do të jetë edhe një mënyrë për ta bërë që t'a grumbullojë minuta në prag të Arsenalit: një ndeshje në të cilën do të donte të ishte me çdo kusht. Sidoqoftë, do të jetë trajneri që do të vendosë. Lorenco mesazhin e tij e ka dërguar, e me kuptim të qartë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI