Flash

Super Champions ka kundërshtarë të fortë: Ligat e Europës kanë një qëllim: "Të mbrojmë kampionatet"

Lapsi.al 5 April 2019
Super Champions ka kundërshtarë të fortë: Ligat e

Ligat Europiane deklarohen fuqishëm kundër projektit të reformimit të Champions League. "Objektivi ynë kryesor është të mbrojmë kampionatet kombëtare", ka deklaruar Lars-Christer Olsson, presidenti i European Leaguers, shoqata e ligave europiane, të mbledhur në asamblenë e Lisbonës. "10 vitet e fundit kanë qenë negative për kompeticionet kombëtare", ka deklaruar suedezi në konferencë për shtyp.

Shoqata do të ftojë më shumë se 900 klube pjesëmarrës në kompeticionet, në Madrid, në 6 e 7 maj për të "diskutuar se si mund të përmirësohen kompeticionet e futbollit profesionist në Europë", ka shpjeguar Olsson. Takimi i programuar në vigjilje të mbledhjes së parashikuar në 8 maj, në Nyon, mes Uefa e vetë European Leagues, përqendrohet në projektin e reformimit të Champions League, zhvilluar nga Eca, Shoqata e klubeve europiane.

Ligat kanë nënvizuar se kanë fuqi të plotë vendimmarrje mbi formatin, kriteret e kalendarin e kampionateve të tyre kombëtare, për momentin në ekuilibër perfekt me turnetë europiane. Në referencë, është kujtuar rëndësia për të mbajtur të paprekur pasionin e tifozëve, për futbollin në vend e traditën për të shkuar në stadium me familjen e miqtë gjatë fundjavës.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI