Flash

1 vit pas ndarjes nga jeta të Aviicit, familja do të publikojë albumin e lënë përgjysë

Lapsi.al 6 April 2019
1 vit pas ndarjes nga jeta të Aviicit, familja do të publikojë

Në 20 prill të 2018, DJ me famë botërore, Avicii u nda nga jeta mënyrë të papritur. Ai la pas shumë punë të tij, të cilat së shpejti pritet të gjejnë dritën e publikimit. “Daily Mail” shkruan se familja e DJ do të publikojë një album me këngë origjinale të Avicii-t, për rastin e 1-vjetorit të ndarjes nga jeta. Përpara se të ndërronte jetë, ai ishte gati drejt kompletimit të albumit, por nuk arrite ta përfundonte punën e tij. Është mësuar se kjo vepër artistike do të quhet “Tim”, emri real i DJ. Gjatë karrierës së tij, Avicii punoi me disa nga personazhet më të njohur të muzikës dhe në një kohë fare të shkurtër fitoi zemrat e publikut me këngët e tij. Në 2016 ai vendosi të hiqte dorë nga performancat ‘live’, për shkak të problemeve të shumta me shëndetin, kryesisht mendor, si stresi dhe ankthi. Në një dokumentar të realizuar me histori të vërteta nga Avicii, thuhej se ai jetonte në një presion të vërtetë, sepse i duhej të jepte 320 performanca brenda një viti.

Të këshilluara

Rihanna kopje e nënës së saj

Rihanna uroi sot nënën e saj publikisht për ditën e saj të lindjes. Këngëtarja e famshme publikoi një foto të vjetër të nënës së saj në Instagram, ndërsa shk...

10:40

Gigi reagon për lidhjen e re

Mediat e huaja kanë publikuar gjatë ditës së djeshme aludime për një lidhje të re të modeles Gigi Hadid me ish-të dashurin e aktores Selena Gomez, Samuel Krost....

17:29

Sekreti i të qenit në formë nga J.lo

J.Lo është shumë e hapur për dietat e saja, ushqimet fizike dhe rutinat për kujdesin e lëkurës. Ajo bën një jetë të thjeshtë e të shëndetshme, ndërkaq aktivitet...

16:22

Dua dhe Bebe, sërish në konkurrencë

Të enjten janë zbuluar nominimet e Billboard Music Award 2019. Dhe dy këngëtaret me origjinë shqiptare, Bebe Rexha dhe Dua Lipa kanë marrë respektivsht 2 dhe 3...

15:52

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI