Flash

Pirro Çako rrëfen amanetin që i la babai i tij

Lapsi.al 8 April 2019
Pirro Çako rrëfen amanetin që i la babai i tij

Pirro Çako ishte sot i ftuari i Rudina Magjistarit, për të folur për rikthimin e tij në muzikë si kantautor pas 7 vitesh me këngën “Sekreti im”.

Kantautori bëri një dedikim mjaft prekës në emision për të atin e ndjerë, Gaqo Çako dhe familjen e tij, të cilët ishin shtysa kryesore për rikthimin në muzikë.

“Ishte familja ime që insistonte, mamaja më lutej ‘pse nuk kthehesh’. Në një debat kur babai ishte ende në muajt e fundit i thashë: ‘Boll nuk bëj më këngë’. Por ai më kujtoi Verdi-n, i cili ka bërë muzikë deri në moshën 82-vjeçare, ishte gjeni në atë moshë. Më tha: Pse të mos shkruash këngë sa më gjatë? Nuk duhet të tërhiqesh, shkruaj më rrallë por kur të rikthehesh shkruaj diçka që vërtet t’ia vlejë”, u shpreh kantautori.

I përlotur pasi pa një insert ku kishte kënduar me të, Pirro tha se këtë amanet të të atit do ta realizojë dhe kurrë nuk do të heqë dorë nga muzika:

“Kjo frazë më kthehet çdo ditë kur eci rrugëve, kur s’kam dëshirë të punoj. Kam bërë betimin që do t’ia realizoj atë dëshirën dhe këshillën që më dha për të mos ndaluar asnjëherë së bëri muzikë, por gjithmonë me moderacion”.

Gaqo Çako u nda nga jeta në gusht të vitit 2018, duke lënë pas një trashëgimi të pasur muzikore që nuk do të shuhet kurrë.

Të këshilluara

Dhuratat luksoze të Stormy-t (Foto)

Kylie Jenner është shpallur milioneria më e re në botë pas krijimit të perandorisë së grimit. Pas ardhjes në jetë të Stormit, duket se Kylie ja ka dedikuar një ...

17:07

Netflix publikon reklamën misterioze

‘Netflix’ ka publikuar së fundmi një reklamë misterioze të një projekti të titulluar ‘Homecoming’. Kompania e madhe amerikane nuk ka dhënë asnjë informacion për...

15:18

Kim dhe Kanye, marrëdhënie në krizë

Kim Kardashian dhe Kanye West duken si çifti perfekt, por edhe mes tyre shpesh ka keqkuptime. Në serinë e fundit të “Keeping Up With the Kardashians”, Kim shfaq...

14:39

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI