Flash

Champions/ Ten Hag nuk ka frikë: "CR7? Ne kemi De Jong"

Lapsi.al 9 April 2019
Champions/ Ten Hag nuk ka frikë: "CR7? Ne kemi De Jong"

"Të lumtur që Cristiano Ronaldo do të jetë", kështu Erik Ten Hag në vigjilje të ndeshjes së parë cerekfinale të Champions Ajax-Juve ka pritur lajmin e rikuperimit të yllit portugez të bardhezinjve. Tekniku i hollandezëve është i sigurtë në potencialin që ka skuadra e tij: "Nuk do të jetë një ndeshje e ngjashme me atë kundër Real Madrid, por do ta përballojmë me stilin tonë".

Të dy formacionet kanë tashmë kampionët e tyre më të rëndësishëm në formacion: nga njëra anë rikuperimi i CR7 nga ana tjetër ai i De Jong: "Kavilja e tij? Gjithcka në rregull, do të jetë në ndeshje".

De Jong e De Ligt janë yjet e këtij Ajax dhe tekniku e di mirë cfarë pritet nga kampionët e tij: "Po flasim për dy lojtarë të jashtëzakonshëm, por besoj që të gjithë lojtarët e mi janë të aftë të luajnë në nivele të larta. Kanë potencialin për ta bërë, por ne po përpiqemi ti mbajmë të gjithë sepse vitin e ardhshëmduam të themi fjalën tonë në Europë".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI