Flash

Video/ Sipas planeve: Liverpool nxjerr 'KO' Porton

Lapsi.al 9 April 2019
Video/ Sipas planeve: Liverpool nxjerr 'KO' Porton

Liverpool imponohet me dy gola në ndeshjen e parë cerekfinale të Champions League, duke i dhuruar Portos të njëjtin trajtim si një vit më par në Anfield Road, edhe pse këtë herë rezultati është më i pranueshëm: 2-0 me gola të Keita e Firmino, që e bën Jurgen Klopp të hedhë sytë drejt gjysëmfinales.

Sipas teknikut gjerman ishte skuadra që nuk do të donte përballë, por portugezët ishin skuadra që menduan të gjithë: shumë larg nivelit të të kuqve, që e nisën në mënyrën më të mirë me Naby Keita, i cili realizoi avantazhin në minutën e 5. Nga aty gjithcka në kontroll të skuadrës nga Merseyside që mbajti zotërimin e topit, edhe pse vuajti deri diku daljet para portës së Casillas.

Të kuqtë dominuan sidomos në 45 minutat e para ku shënuan edhe golat e ndeshjes: Firmino qetësoi Anfield Road duke dyfishuar rezultatin në minutën e 26. Për brazilianin ishte e thjeshtë të dërgonte në rrjetë pasimin nga e djathta, që kaloi gjithë zonën e Casillas përpara se numri 9 ta finalizonte.

Porto kishte shpresuar të dilte me sa më pak dëme nga transferta angleze, për ta zgjidhur cështjen në 'do Dragao', por 2-0 nuk është se i jep shumë shpresë për kthimin portugezëve, që i nevojitet ndeshja perfekte për të rikuperuar rezultatin. Finalistët e sezonit të kaluar shohin me besim nga gjysëmfinalja, edhe pse 90 minutat në Oporto nuk parashikohen të lehta.

Të këshilluara

Video/ Efekti stadium, Tottenham befason City

Euroderbi britanik në cerekfinalet e Champions League po shkon në favor të Tottenham Hotspur. Londinezët kanë kaluar në avantazh në stadiumin e tyre të ri, përb...

22:44

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI