Flash

Video/ Partizani mban larg Kukësin dhe barazon llogaritë me Skënderbeun

Lapsi.al 10 April 2019
Video/ Partizani mban larg Kukësin dhe barazon llogaritë me

Partizani kishte nevojë për një fitore për të dalë nga ajo mini-krizë në të cilën e kishte futur Luftëtari, me tre fitore radhazi përballë tyre e duke i nxjerrë jashtë Kupës së Shqipërisë. Misionin të besuarit e Gegës e arritën përballë Skënderbeut, me suksesin 2-0 në Selman Stërmasi, që mban larg Kukësin dhe barazon llogaritë me korcarët me nga dy fitore për secilën në katër ndeshjet sezonale.

Rikthimet e Malës, Dukës e Rexhepit i kishin dhënë formë formacionit të të kuqve, që i besuan në vijën e parë të sulmit Bardhit. Korcarët me kaq shumë luhatje në javët e fundit nuk kanë mundur të përballojnë lojën në 'valangë' të kryeqytetasve, që u premiuan në minutën e 26 me shumë e meritë e pak fat për Belicën, që realizoi me shpatull, duke e bërë të thjeshtë historinë.

Përvec ndonjë pretendimi të vakët dhe një lojë nën intensitetin e duhur skuadra e Shehit bën pak për të kthyer fatet e ndeshjes, por agresiviteti i tyre ndaj arbitrit të ndeshjes rritet pas 11 metërshit të akorduar në favor të Partizanit, e që Asani e shëndërron në golin e dytë, duke mundur Dajsinanin.

Presingu i Kukësit e bëri të vetin dhe Partizani kthehet të vendosë distancën prej 9 pikësh nga vendi i dytë, duke qenë edhe një hap më pranë titullit kampion. 57 pikë për të kuqtë, që duket se administrojnë situatat pa problem dhe keqardhja e vetme është eleminimi nga Kupa, që prish synimin për të fituar të dy trofetë sezonalë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI