Flash

Britma majmuni në Ligue 1: Gouano shkon ta zgjidhë vetë dhe i kërkon arbitrit të ndërpresë ndeshjen

Lapsi.al 12 April 2019
Britma majmuni në Ligue 1: Gouano shkon ta zgjidhë vetë dhe i
Ndeshja e parakohshme e javës në Ligue 1 mes Dijon e Amiens, një përballje e vërtetë për mbijetesën, është ndërprerë për disa minuta, rreth të 80' për shkak të fyerjeve raciste në kor, që tifozët e Dijon bënë drejt Prince Gouano të Amiens. Mbrojtësi i qendrës i kërkoi arbitrit të ndërpresë ndeshjen përpara se të ndalohej nga forcat e sigurisë ndërsa po shkonte të konfrontohej me tifozët kundërshtarë, që po imitonin thirrjet e majmunit. Lojtarit iu kërkua të tregonte sektorin dhe tifozët protagonistë të gjestit të shëmtuar. Pas disa minutash ndërprerje, ndeshja rifilloi por 0-0 nuk u zhbllokua pavarësisht kartonit të kuq - dy të verdhë, i dyti për simulim - i Eddy Gnahoré, lojtar që është huazuar nga Palermo tek Amiens.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI