Flash

Pikante/ Leksionet që u dhanë nga grabitja e një banke

Lapsi.al 12 April 2019
Pikante/ Leksionet që u dhanë nga grabitja e një banke

Gjatë vjedhjes së një banke, grabitësi u tha klientëve: "Qëndroni pa lëvizur, paratë i përkasin shtetit, jeta ju takon juve". Të gjithë qëndruan të qetë. Kjo quhet "Ndryshim mendimi", pra, ndryshon mënyrën se si mendon.

Kur grabitësit u kthyen në shtëpi, grabitësi më i ri i tha më të vjetrit: "Le t'i numërojmë paratë". Grabitësi më i vjetër u përgjigj: "Mos u bëj budalla. Janë shumë para dhe do të na marrë orë për t'i numëruar. Lajmet e natës do të na tregojnë se sa kemi vjedhur..." Kjo quhet "Eksperiencë" dhe sot përvoja është më e rëndësishme se sa diplomat.

 

Kur hajdutët u larguan, në bankë drejtori i tha përgjegjësit të telefononte shpejt policinë. Përgjegjësi u përgjigj: "Prit. Le të marrim 10 milionë nga banka dhe le t'i shtojmë në 50 milionët e tjerë që kemi gëlltitur." Kjo quhet: "Noto me valën" Të kthesh një situatë të keqe në të mirën tënde.

Përgjegjësi tha: "Sa mirë do të ishte të kishim një grabitje çdo muaj". Kjo quhet "Te vrasësh mërzitjen". Lumturia personale është më e rëndësishme sesa puna. Ditën tjetër lajmet raportuan se nga banka ishin vjedhur 80 milionë.

Grabitësit numëruan paratë por kishin vjedhur vetëm 20 milionë. Dhe u irrituan për shkak se ata kishin rrezikuar jetët e tyre për 20 milionë... ndërsa drejtori dhe përgjegjësi vodhën 60 milionë. Është më mirë të jesh i shkolluar se sa një hajdut. Kjo quhet: "Dituria vlen sa ari"

Përgjegjësi ishte i lumtur për shkak se deklaroi grabitjen, u mbulua nga sigurimet dhe shteti. Kjo quhet "Kape mundësinë nga flokët"

Atëherë .. Kush janë "vjedhësit e vërtetë"?

Shënim: Çdo përkim me ngjarje apo personazhe konkretë është rastësi!

Të këshilluara

FOTO/ Batuta e Ramës vë në siklet Spiropalin

Parlamenti është mbledhur në seancë plenare këtë të enjte ku kanë marrë pjesë edhe deputetët e të ashtuquajturës “opozita e re”. 7 deputetë të rinj nga listat e...

23:12

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI