Flash

Sherr tek Bayern: Lewandowski e Coman kalojnë tek duart në stërvitje

Lapsi.al 12 April 2019
Sherr tek Bayern: Lewandowski e Coman kalojnë tek duart në

Klimë e tensionuar tek Bayern Mynich, pavarësisht goleadës ndaj Dortmund e rikthimit në krye të Bundesliga. Sipas asaj që zbulon 'Bild', Robert Lewandowski e Kingsley Coman kanë qenë protagonistë të një sherri të dhunshëm, me vendosje duarsh në fytyrë, gjatë seancës së fundit stërvitore. Shkaktare ka qenë një kritikë e polakut për francezin. Sule e Boateng ndërhynë me shpejtësi për ti ndarë, por duhej ardhja edhe e disa shokëve të tjerë të skuadrës për ti dhënë fund sherrit.

Gjithnjë sipas Bild, tekniku i Bayern Niko Kovac ka menduar fillimisht ti përjashtojë nga stërvitja, por më pas ndryshoi mendim e i kërkoi të përfundonin stërvitjen. Në javën e ardhshme të kampionatit bavarezët do të jenë të impenjuar të dielën në fushën e Fortuna Dusseldorf, ndërsa Dortmund në vendin e dytë do të presë të shtunën Mainz.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI