Flash

Champions/ Solskjaer, eksperti i përmbysjeve: "Duhet një sforco kolosale"

Lapsi.al 15 April 2019
Champions/ Solskjaer, eksperti i përmbysjeve: "Duhet një sforco

Kush e kujton mirë finalen e 1999 është pikërisht Ole Gunnar Solskjaer, njeriu i një prej golave që përmbysën Bayern Mynih në minutat shtesë, bashkë me Teddy Sheringham. Norvegjezi tani, si trajner i Manchester United, nuk dëshiron t'ia lërë në dorë fatit: "Nuk mund të mendojmë se fati do të na buzëqeshë gjithnjë - pranoi ai në konferencë për shtyp -, kualifikimin duhet ta ndërtojmë, edhe pse të kthehem këtu në Camp Nou më emocionon shumë".

Sekreti sipas teknikut që i ktheu fytyrën sezonit të United, pasi zëvendësoi Mourinho, është tek zotërimi i topit: "Duhet të mbajmë topin sa më shumë, sepse kur ata luajnë pa top vuajnë shumë, pastaj duhet të limitojmë furnizimet për Messi e Suarez. Duhet të bëjmë një sforco kolosale kundër një prej versioneve më të mira të Barcelonës së viteve të fundit".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI