Flash

Bebe Rexha pranon sëmundjen që e ka prej vitesh (FOTO)

Lapsi.al 16 April 2019
Bebe Rexha pranon sëmundjen që e ka prej vitesh (FOTO)

Bebe Rexha, njihet për komunikimin e drejtpërdrejtë që ka me fansat e saj, kryesisht nëpërmjet rrjeteve sociale. Shpesh herë ajo ndan me ndjekësit mendimet dhe problemet që e shqetësojnë, gjë që e ka bërë dhe këtë herë, ku ka rrëfyer se vuan nga një çrregullim mendor.

Fillimisht në Twitter dhe më pas në Instagram, artistja ka treguar se prej kohësh vuante dhe ndihej e sëmurë dhe së fundmi është diagnostikaur si bipolare. Gjithashtu ajo ka premtuar se për gjendjen e saj do të flasë nëpërmjet krijimeve dhe muzikës. “Për një kohë të gjatë, nuk e kuptoja pse ndihesha kaq e sëmurë. Pse ndihesha kaq e pafuqishme që të dilja nga shtëpia dhe të isha e rrethaur nga njerëz dhe pse ndjeja shumë energji që nuk më linin të flija, nuk më lejonin që të punoja dhe të krijoja. Tani e di përse. Unë jam bipolare dhe nuk kam turp ta them. Kjo është e gjitha (Jam duke qarë tani). Albumi i rradhës do të jetë i preferuari im pasi nuk do të mbaj më asgjë të fshehtë. Ju dua shumë të gjithëve. Shpresoj që të më pranoni kështu si jam. Nuk dua të ndiheni keq për mua. Dua thjesht të më pranoni. Kaq ishte. Ju dua”- shkruan Bebe në postimet e saj.  

Të këshilluara

Rikthehet Madonna, së shpejti albumi i ri

Madonna është gati të rikthehet dhe do ta bëjë me një album të ri, të titulluar “Madame X”. Ishte vetë këngëtarja që e njoftoi prurjen e re me një sërë postimes...

19:35

Kate Moss, së shpejti në altar

Është një nga modelet me të njohura me famë botërore, e cila ka patur një jetë të trazuar sa i përket aspektit personal. Megjithatë duket se tashmë modelja Kat...

17:00

Ozge Borak shfaqet në pasarelë (FOTO)

Ozge Borak ka marrë pjesë së fundmi në një event mode. Ajo ka ecur në pasarele si një modele, ku nuk mund të kalonin pa u vënë re linjat e saj trupore. 37 vj...

16:25

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI