Flash

Tradhëtoi moderatoren, Kevin thyen heshtjen

Lapsi.al 17 April 2019
Tradhëtoi moderatoren, Kevin thyen heshtjen

Për herë të parë, ish-bashkëshorti i moderatores amerikane Wendy Williams ka thyer heshtjen për divorcin.

Gjashtë ditë pasi Wendy dërgoi kërkesë për divorc, Kevin Hunter bëri një deklaratë ku thoshte: “Para 28 vitesh, takova një grua të mrekullueshme: Wendy William. Në atë kohë, jo vetëm që do të bëhej gruaja ime, por do të ndryshonte botën e showbizit. Unë i kam dedikuar pjesën më të madhe të jetës biznesit të Wendy William, një person që e dua me të vërtetë dhe e respektoj pa kushte.

Unë nuk jam krenar për veprimet e mia dhe mbaj përgjegjësi të plotë, si dhe i kërkoj falje gruas time, familjes time dhe fansave të saj. Po përjetoj një periudhë relektimi dhe po përpiqem të regulloj disa gabime. Nuk ka rëndësi si do jetë e ardhmja, ne vazhdojmë të jemi familja Hunter dhe unë do vijoj të punoj e të mbështes gruan time në biznesin e saj. Do ju kërkoja që të na jepnit mua dhe familjes time pak privatësi. Faleminderit.”

Kërkesa për divorc e moderatores Wendy Williams erdhi pasi zbuloi tradhtinë e të shoqit me terapisten Sharina Hudson. Ata kishin 10 vite që mbanin të fshehtë lidhjen, por e gjitha u zbulua kur Sharina solli në jetë fëmijën e saj me Kevin Hunter në fund të marsit.

Të këshilluara

47-vjeçarja tregon linjat perfekte

Falë fizikut të saj perfekt, ajo ka arritur maja në karrierën e saj. Është fjala për Brooke Burke, e cila i ka surprizuar fansat me një foto të publikuar në “In...

18:57

Wanda Nara padit motrën e Icardit

Ka plasur sherri në familjen Icardi. Wanda Nara ka vendosur të veprojë ligjërisht duke e paditur motrën e Icardit Ivanën. Në fakt kohët e fundit Ivana e ka sul...

15:25

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI