Flash

BE paralajmëron ngrohje globale 3°C, kërkon plane kombëtare për klimën

Bashkimi Europian u ka kërkuar vendeve anëtare të përgatiten për një rritje të temperaturave globale me 2 gradë Celsius deri në vitin 2050 dhe 3 gradë deri në vitin 2100, krahasuar me nivelet paraindustriale. Përmes një kuadri të ri për qëndrueshmërinë klimatike, Komisioni Europian synon që përshtatja ndaj ndryshimeve të klimës të bëhet pjesë e […]

08:12

Krahasimi i taksave në Europën Lindore, Shqipëria po merr kryesimin

Shqipëria do të vijojë të ketë një nga nivelet më të larta të taksimit të fitimit dhe dividendëve në Ballkanin Perëndimor, edhe pas tërheqjes së qeverisë nga propozimi për rritjen e tatimfitimit nga 15% në 17%. Paketa e re fiskale për vitin 2027 parashikon rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, vendosjen e […]

07:14

Video/ Vetëm një përmbysje në çerekfinalet e kthimit: Eintrachet Frankfurt bën historinë në Europa League

Lapsi.al 18 April 2019
Video/ Vetëm një përmbysje në çerekfinalet e kthimit:

Favoritët kalojnë të gjithë në gjysëmfinale të Europa League: vetëm një përmbysje në katër dhe është Eintracht Frankfurt që bën historinë, në edicionin e parë të kompeticionit, duke arritur në gjysëmfinale, përmes një suksesi 2-0 që nxjerr KO Benfikën. Shkon mirë për anglezet Chelsea e Arsenal, ndërsa Valencia fiton euroderbin e dytë me Villareal.

Të mundur 4-2 në Lisbonë, por ku luajtën për më shumë se 70 minuta me 10 lojtarë, Eintracht Frankfurt kërkonte dy golat e përmbysjes dhe i gjeti. Gjermanët e vetëm të mbetur në kompeticionet europiane, ishin skuadra që bashkë me Chelsea kishin treguar formën më të mirë të këtij edicioni të Europa League, edhe pse portugezët shpresonin në prekjet magjike të djaloshit të tyre të artë Joao Felix. Goli i shënuar në minutën e 26 nga Kostic i dha moralin e duhur Frankfurt të tentonte më me bindje përmbysjen, që u kompletua 23 minuta nga fundi kur Rode shënoi golin e dytë, që i dha skuadrës së Huetter kalimin historik në katër më të mirat e Europa League.

Nuk pati asnjë problem Arsenal të merrte të drejtën e kalimit në gjysëmfinale në shtëpinë e Napolit. Unai Emery, fitues i tre trofeve, tregoi se e njihte mirë funksionimin e këtyre lloj sfidave, duke e befasuar Ancelotti me avancimin e Ramsey pas shpinës së dy sulmuesve e me Ozil në pankinë. Asnjë minutë për kapitenin e Shqipërisë Elseid Hysaj, që duket se me këtë mungesë në San Paolo i ka dhënë drejtimin e daljes eksperiencës në Napoli. Vendosi Lacazzette, në bashkëpunimin e Meret, në minutën e 36 me një goditje spektakolare dënimi. Një hap në drejtimin e gabuar i bërë nga portieri i Napolit dhe skuadrës së Ancelotti i duhej të shënonte katër gola, gjë që nuk e besonin më as vetë. E sikur të mos mjaftonte eleminimi në Napoli duket se do të shpëthejë edhe një cështje Insigne, që shfaqi hapur mosaprovimin e zëvendësimit...

Chelsea luan spektaklin dhe zbavitjen në Stamford Bridge kundër Slavia Pragë, por në fund nuk është se nuk trembet, për një 4-3 që i mjafton londinezëve për të shkuar në gjysëmfinale. Skuadra e Sarrit, e fortë në avantazhin 1-0 të ndeshjes së parë, e zgjidhi shumë shpejt rrugën e rrjetës me Pedron në minutën e 5. Cekët hutohen dhe shënojnë edhe vetë në portën e tyre, duke mbyllur historinë pas nëntë minutash me autogolin e Deli, përpara se Giroud të bënte tris në të 17. Vetëm atëherë Slavia filloi të dukej dhe shënoi me Soucek, duke ngushtuar rezultatin për një minutë. Pikërisht kështu sepse në të 27 Pedro bën poker dhe Chelsea shuhet. Sevcik shënoi dy herë në pjesën e dytë, duke rrezikuar ndoshta jo kualifikimin e Bluve, por të paktën ti mohonte suksesin në shtëpi Sarrit, që do të ishte problem më vete për teknikun italian.

Valencia kompleton gjysëmfinalistët e Europa League, e ndoshta ishte skuadra që më shumë se të gjithë kishte hedhur hapin që në ndeshjen e parë drejt katër më të mirëve, me fitoren 1-3 në transfertë me Villareal. Nëndetësja e verdhë, në vështirëi në La Liga, të përfshirë në zonën e mbijetesës, nuk mund të bënin rezistencë ndaj skuadrës së Garcias në Mestalla. E në fakt Lato qetësoi situatën që në minutën e 13, përpara se Parejo të vuloste rezultatin në minutën e 54.

Të këshilluara

Ajax, larg duart nga Ten Hag: gati rinovimi

Ajax është tashmë tregu më i lakmuar i Europës, e jo vetëm për lojtarët impresionues që arritën gjysëmfinalen e Champions League. Nëse dikush kishte menduar për...

19:20

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Me sytë katër

PAPARAZZI