Flash

Flet bashkëshorti i Egla Harxhi: "Përse nuk rri me partneren time"

Lapsi.al 22 April 2019
Flet bashkëshorti i Egla Harxhi: "Përse nuk rri me partneren

Dashuria poligame është një kapitull i mbyllur për Egla Harxhin. E ftuar në emisionin e Rudisës, ish- Miss Shqipëria ka folur për jetën e saj private dhe ndjenjën e të bërit nënë.

Ajo ka treguar se ka vendosur ta rrisë djalin e vetme me ndihmën e familjes pasi nuk ka më besim tek askush. Lidhja e ish-miss Shqipërisë, Egla Harxhi me Alesian dhe Ale de Basseville ishte një ndër më të përfolurat në mediat shqiptare. E pyetur se përse i dha fund asaj, Egla përmendi problematikat dhe zhgënjimet.

Lidhur me këtë deklaratë të saj, fotografi francez ka folur së fundmi në një intervistë për “Panorama Plus” ku ka shpjeguar arsyen se përse prej muajsh nuk rri me partneren e tij dhe madje ka sqaruar se këto rregulla Egla i ka pranuar para se të krijonin familje.

“Kjo ka qenë një nga sfidat e Eglës, pasi lëvizja më e vogël në shtëpi më nervozon. E dua çdo gjë në vendin e vet, dua rregullin dhe pastërtinë. Egla e ka pranuar me bindje të plotë këtë gjë, pasi më ka thënë gjithmonë që ky rregull e frymëzon për t’u përmirësuar dhe për t’u mësuar më një disiplinë. E pranoj që nuk duhet të jetë aspak e lehtë për Eglën të jetojë së bashku me mua, pasi jeta ime është e ndërtuar e tillë, ku jam gjithë kohën në udhëtime biznesi, por asnjëherë nuk e kam detyruar për asgjë. Kur e marr me vete në udhëtimet e mia, ka njohur aq shumë njerëz me rëndësi, saqë ndonjëherë ngatërron emrat e tyre (qesh).

Vendosmëria e Eglës e frymëzuar nga figurat e familjes, si gjyshi i saj Tomorr që fatkeqësisht ndërroi jetë vitin e kaluar (me të cilin kisha një marrëdhënie tepër të veçantë, pasi ndanim të njëjtat koncepte për vendin, politikën kodet dhe nderin), i kanë dhënë Eglës një dimension tjetër për të cilin ndihem krenar. Unë jam jashtëzakonisht i vetëdijshëm për rolin e Eglës si nëna e Luxiferit dhe që nga fillimi ajo ka gjetur një ekuilibër me mua për këtë.”, ka përfunduar ai./Burimi:Panorama

Të këshilluara

Kivanç Tatlitug së shpejti në Shqipëri

Kivanç Tatlitug së shpejti do të vizitojë Shqipërinë dhe këtë e bëri të ditur Drejtori i Programacionit të “TV Klan”, Albert Dumani. Ky i fundit pasditen e sotm...

18:59

Klohe dhe Kourtney, zënka në serialin e tyre

“Keeping Up With The Kardashians” është zhvendosur në Bali për serinë që do transmetohet këtë javë. Në qendër të kësaj serie është Khloe dhe Kourtney të cilat d...

17:53

Naomi Campbell tregon racizmin ndaj saj

Ajo është një nga modelet më të njohura në botë dhe prej vitesh njihet me pseudonimin ‘pantera e zezë’. Por në një intervistë për BBC, modelja Naomi Campbell...

16:00

Shifra marramëndëse e Beyonce për Netflix

Beyonce bashkëpunoi me Netflix për të publikuar dokumentarin e saj "Homecoming". Pas kësaj, ajo ka nënshkruar një marrëveshje 60 milionë dollarëshe me Netflix p...

15:30

John Singleton i shtruar në spital

John Singleton, regjisori i filmit “2 Fast 2 Furious”, ndodhet në spital pas një ishemie cerebrale. Burimet pranë “Variety” konfirmuar se 51-vjeçari shkoi në sp...

15:00

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI