Flash

Video / Mbappé më i shpejtë se Bolt? Sprint prej 30 metrash me 38 km/h!

Lapsi.al 22 April 2019
Video / Mbappé më i shpejtë se Bolt? Sprint prej 30 metrash me

Jo vetëm festa për kampionatin e fituar, i kurorëzuar me një trigolësh. Ndeshjen kundër Monaco të Kylian Mbappé do ta kujtojmë edhe për shpejtësinë e çmendur që lojtari arriti në fushë. Një shpejtësi që bëri të mundur krahasimin me Usain Bolt, mbajtësi aktual i rekordit botëror të garës së 100 m, 9"58. Në këtë rast, sprinteri xhamajkan ka një shpejtësi mesatare prej 37.58 km/h, që është më e vogël në krahasim me atë të arritur nga lojtari i kombëtares franceze në sprintin nga mesi i fushës që solli golin e 1-0.

https://twitter.com/feri221b/status/1120049913491001344?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1120049913491001344&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fmbappe-vrapoi-38-km-h-gjate-aksionit-te-golit-te-tij-te-mrekullueshem-kunder-monacos%2F

Për të thënë të vërtetën, krahasimi mes tyre është i pabarabartë: Bolt në rekordin e tij, i regjistruar në Kupën e Botës 2009 në Berlin, u nis nga starti dhe gjatë avancimit arriti një shpejtësi maksimale më të lartë se Mbappé: 44.72 km / h. Por koha e Mbappé mbetet e jashtëzakonshme për një sortist i cili nuk kryen një përgatitje të veçantë fizike. Për më tepër, një sportist kaq i talentuar me topin, i aftë - me trigolëshin e shënuar ndaj Monako - të arrinte kuotën e 30 golave në sezon.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI