Flash

Zemra e madhe e Sterling: do të paguajë funeralin e 13 vjeçarit që humbi jetën nga leucemia

Lapsi.al 22 April 2019
Zemra e madhe e Sterling: do të paguajë funeralin e 13 vjeçarit

Raheem Sterling vazhdon të bëjë të flasin për të, me veprimet brenda dhe jashtë fushës së lojës. Sulmuesi i Manchester City ka emocionuar të gjithë Anglinë me gjestin e fundit. Sterling do të paguajë funeralin e lojtarit të të rinjve të Crystal Palace, Damary Daëkins, që humbi jetën në moshën 13 vjec nga leucemia. Sulmuesi i përfaqësueses angleze ishte ndër mbështetësit kryesorë për të gjetur një donator të qelizave staminale, që mund të ndihmonin djaloshin. "Ishte një djalë special, më ka prekur shumë. Një shembull pozitiv për të gjithë, deri në fund".

Në fakt, si për të vërtetuar feeling që kishte mes Sterling dhe djaloshit, në muajin mars, në fitoren 5-0 të Anglisë përballë Republikës Ceke, Sterling kishte festuar golin duke hequr fanellën e duke treguar një foto ku kishte dalë sa bashku me Damary.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI