Flash

Higuain përfundon në gjoksin e tifozes… pastaj shkelm shishes plastike

Lapsi.al 23 April 2019
Higuain përfundon në gjoksin e tifozes… pastaj shkelm shishes
Gonzalo Higuain nuk gjen qetësinë edhe atëherë kur duket se është shumë pranë. Në ndeshjen e Chelsea kundër Burnley, lajmi pozitiv është se Pipita u rikthye tek goli. Ajo negative është se përsëri për argjentinasin erdhi thirrja për në pankinë dhe rezultati 2-2 rrezikon ti largojë Blutë nga Champions League. Në total, mbrëmja e ish-sulmuesit të Napoli, Juventus e Milan përfaqësohet nga dy gjeste, që në mënyrën e tyre, bënë xhiron e botës. I pari arriti në minutën e 14, kur Pipita gjeti golin. Avantazhi ekzalton londinezët që shkojnë të festojnë me tifozët e tyre. Ndoshta pak më pranë se sa duhet, si dëshmon video që u bë virale menjëherë. Duke përfituar nga mungesa e barrierave e nga euforia e kuptueshme e momentit, një tifoze e Chelsea vendos të përqafojë Higuain e ta…zhysë me forcë në gjoksin e saj. Një skenë që ka shkaktuar ilaritet në rrjetet sociale, ku nisi edhe hashtag #PrayForHiguain, për Pipita i detyruar në një festim…hot. Por kur gjërat u qetësuan dhe Burnley barazoi, stadiumi u kthye të kërkojë aktivizimin e Giroud në vend të Higuain. Por për cdo veprim ka edhe një reagim dhe ajo e Pipita nuk ishte sigurisht e lumtur, me një diskutim të ashpër me Zola e një shishe plastike të flakur përtokë për të treguar gjithë disaprovimin e tij në një tjetër mbrëmje për tu harruar për Chelsea.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI