Flash

Shuhet 'ndihma" e Erdoganit/ Turqit tërhiqen nga aeroporti Vlorës

Lapsi.al 23 April 2019
Shuhet 'ndihma" e Erdoganit/ Turqit tërhiqen nga aeroporti

Rama kishte premtuar se që një vit më parë do rë fillonin punimet për aeroportin e Vlorës, por sot, 10 muaj më pas ëndra e investimit më të madh të ardhur nga Erdogani është shuar. Konsorciumi turk i kompanive Cengis Construcion, Kalyon Construction dhe Kolin Construction, i lidhur shumë fort me pushtetin e Rais-it të anadollit është tërhequr nga koncesioni për zhvillimin e Aeroportit të Vlorës. Sipas burimeve nga ministria e Infrastrukturës turqin nuk kanë zbatuar afatet e vendosura për koncesionin nga qeveria shqiptare. "Ka përfunduar afati i ligjit për koncesionin e ‘Vlora International Aeroport’ që në shtator të vitit 2018. Konfirmojmë zyrtarisht se do të ketë një garë ndërkombëtare për ‘Vlora International Aeroport’ pasi interesi është i madh nga investitorët” thuhet në njëoftimin e ministrisë.

Kurioz është fakti së më tepër sesa një projekt rentabël ekonomikisht kjo nismë pati nisur një një fryt i mardhënies Rama Erdogan. vetë kryeministri shqiptar, pas një vizite në Turqi tek presidenti turk në janar 2018 shpalli interesin e kompanive  Cengis Construcion, Kalyon Construction dhe Kolin Construction për ndërtimin e aeroportit. Vetë Rama tha se përpos kësaj vepre, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do ta “ndihmonte” me krijimin e një kompanisë ajrore shqiptare.

Mos e humb:

Analiza/ Ku po e çon vendin lidhja okulte Rama- Erdogan?

Sipas Ramës, puna për ndërtimin e aeroportit do të fillonte në qershor 2018. Qeveria më pas hartoi një ligj të posaçëm për këtë koncesion që lejonte negociim të drejtëpërdrejtë mes qeverisë dhe konsorciumit turk, pa zbatuar ligjin e prokurimit publik. Në janar të vitit 2018 euforia ishte e plotë. Ish ministri Gjiknuri deklaronte se në këtë vepër të re do të punësoheshin mbi 1000 vetë ndërsa ish ministri i Financave Ahmetaj thoshte se fillimisht ai do të kishte rreth 600 mijë pasagjerë me një rritje prej 7% në vit.

https://youtu.be/1COMuakjZlY

https://youtu.be/xVUNO-OWF5w

Ky ligj special u kritikua nga Komisioni Evropian për shkelje të parimeve të MSA-së. Exit.al që ka investiguar për këtë temë ka hedhur dy versione për dështimin e projektit turk. I pari lidhet me hetimin e Brukselit dhe i dyti me tërheqjen e kompanive turke pas humbjes së AKP në zgjedhjet e Stambollit. Sipas kësaj mediaje kryeqyteti ekonomik i Turqisë ishte hambari i parave për kompanitë kliente të Erdoganit dhe me humbjen e këtij bastioni investimet e tyre ndërkombëtare janë tkurur.

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI