Flash

Ultimatum në Vlorë: Flamurtari pret pagat deri në fund të javës, përndryshe...

Lapsi.al 23 April 2019
Ultimatum në Vlorë: Flamurtari pret pagat deri në fund të

Premtime boshe, afate të shtyra dhe asgjë tjetër veç kësaj. E të mendosh që rezultatet në fushën e lojës kanë qenë të mira, madje përtej parashikimeve. Është e qartë megjithatë se bllokimi financiar, që zgjat prej fillimit të sezonit, hiq pjesën e pagesës në dorë dhe shpërblimin e fundvitit, nuk lidhet fare me performancën e futbollistëve të Flamurtarit, që deri tani koleksionojnë premtimet e administratorit të klubit Sinan Idrizi.

Duhej të ishin bërë pagesat javën e kaluar, por e thënë me të bërë i ndan një det i tërë…thonë në Vlorë, dhe pikërisht ashtu ndodhi. Këtë herë duket se edhe durimi ka një kufi dhe se lojtarët kanë artikuluar një paralajmërim që kanë ndërmend ta respektojnë. Kuqezinjtë kanë vendosur një afat, që flitet të jetë deri në fund të javës, e nëse ngërci financiar do të vazhdojë, atëherë situata mund të dalë jashtë kontrollit. Në këtë pikë, drejtuesit e klubit kanë shpejtuar të japin një tjetër premtim, për një zgjidhje brenda pak ditësh. Por këtë herë duhet ta mendojnë mirë, sepse kjo javë mund të japë shumë përgjigje dhe nuk bëhet fjalë vetëm për situatën financiare, por edhe kalendarit të Superiores, ku kuqezinjtë janë në garë të plotë për Europën.

Cështje burokratike kanë justifikuar brenda klubit, vonesën e kryerjes së transakioneve financiare, por kjo pjesë nuk i intereson më fare lojtarëve. Në fund zona Europiane edhe mund të komplikohet nëse lojtarët e Flamurtarit fillojnë të dorëzohen, duke filluar nga fundjava kundër Skënderbeut.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI