Flash

Britney reagon pas daljes nga spitali, ' Ka dalë jashtë kontrollit'

Lapsi.al 24 April 2019
Britney reagon pas daljes nga spitali, ' Ka dalë jashtë

Britney Spears, ka reaguar për herë të parë në lidhje me kohën e vështirë që po kalon së fundmi, me anë të një postimi në Instagram. Në këtë video, artistja e “Toxic” ka folur në lidhje me email-in që i është hackuar, kërcënimet që kanë ardhur në drejtim të saj dhe faktit që nuk ndihet dhe aq e sigurtë.

Në videon e postuar të martën në mbrëmje, 37 vjeçarja thotë: “Doja t’ju përshëndesja dhe t’ju thoja që gjërat që po thonë për mua kanë dalë ajshtë kontrollit!!! Wow!! Ka thashetheme, kërcënime me vdekje që kanë ardhur në adresën e familjes time dhe kaq shumë gjëra të pavërteta që janë thënë. Po përpiqem që të marr një moment për veten time, por gjithçka që po ndodh po e bën këtë situatë të vështirë për mua. Mos besoni gjithçka që lexoni apo që ju thuhet. Email-et e rreme që po lexoni, janë të krijuara nga ish-menaxheri im Sam Lutfi shumë vite më parë…Nuk i kam shkruajtur unë. Ai po hiqej si unë dhe ka komunikuar me skuadrën time me emrin tim, me një adresë email-i fallso. Situata që po kaloj është unike, por ju premtoj që po bëj më të mirën time për ta zgjidhur. Ndoshta nuk e dini këtë për mua, por jam e fortë dhe e ngrej zërin për çdo gjë që dua! Dashuria juaj dhe përkushtimi ndaj meje është i mrekullueshëm, por ajo që dua tani është pak privatësi që të përballem me vështirësitë që më kanë dalë përpara. Nëse mund ta bëni këtë, do ju jem përjetë mirënjohëse. Ju dua!”.

Të këshilluara

Bar Rafaeli dënohet për evazion fiskal

Bar Rafaeli është në telashe, pasi u dënua nga një gjykatë izraelite për fshehje të një pjesë të fitimeve të saj. Modelja e cila do të drejtojë edhe edicionin e...

10:52

Katy Perry, si Ursula në tapet të kuq

Katy Perry i ka sfiduar të gjithë duke u shfaqur si personazhi i Ursulës në tapetin të kuq “American Idol”. Këngëtarja 34-vjeçara për konkursin e këngës të D...

16:54

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI