Flash

Buffon kthehet tek Juventus: për portierin vendos PSG

Lapsi.al 25 April 2019
Buffon kthehet tek Juventus: për portierin vendos PSG

Portat e Juventus për Gigi Buffon janë gjithnjë të hapura, por pas ndonjë muaji mund të hapen fare. Ka një rol në shoqëri dhe tani I takon portierit të vendosë se kur do të kthehet në Torino, një zgjedhje që do të merret shpejt. Javën e ardhshme, menaxheri i tij Silvano Martina do të fluturojë në Francia për të kuptuar vullnetin e e PSG. Nga njëra anë është dëshira për të qenë ende protagonist në fushë në moshën 41 vjecare, në ndjekje të rekordeve të reja e të asaj Champions të mallkuar, nga tjetra "propozimi" i Andrea Agnelli që është bërë që në konferencën e lamtumirës së 17 majit të kaluar.

Të shkëputesh nga fusha nuk është e lehtë, por në këtë zgjedhje të vështirë por portierin vendos gjithashtu edhe Psg. Parisienët që firmosën me të një vit më parë kanë opsionin e rinovimit të kontratës për 12 muaj të tjerë, por për momentin nuk e kanë ushtruar. Kryeqytetasit po vlerësojnë cfarë të bëjnë pas një vitit me ulje e ngritje të portietit. Buffon prêt i qetë vendimin e PSG, që orët e fundit ka nisur të përflasë emrin e De Gea, në skadencë kontrate në 2020 me Manchester United. Ardhja e spanjollit në Francë do ti jepte fund karrierës së ish-portierit të kombëtares italiane. Përndryshe do të duhet të presë edhe 12 muaj për tu kthyer në Torino e për ta parë Buffon një drejtues bardhezi.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI