Flash

Historia e Paul Getty, miliarderit më të pasur dhe më kërrnac, refuzoi të jepte para për rrëmbimin e nipit

Lapsi.al 25 April 2019
Historia e Paul Getty, miliarderit më të pasur dhe më

Paul Getty është një nga njerwzit  më të pasur në botë. Tregtimi i naftws i solli atij miliona para nw duar. Por manjati nuk është vetëm i famshëm për pasurinë e tij, por edhe se është cilësuar si një nga miliarderët më të mëdhenj dhe më dorwshtrrwnguar nw histori.

Milionin e tij të parë, J. Paul Getty e bëri kur ishte 23 vjeç. Ç’është e vërteta mund të kishte ndodhur edhe më herët, nëse i ati do t’i kishte dhënë shumën e parave që ai aq shumë ia kërkoi, por s’e mori dot kurrë. Po kështu, edhe mamaja refuzonte t’i jepte në duar shuma të mëdha kartëmonedash.

Sipas Forbes, në vitin 1966, Libri i Rekordeve Botërore Guinness e konsideroi J. Paul Getty- n si njeriun më të pasur në botë. Pasuria e tij kapte shifrën 1.2 miliardë dollarë (ekzaktësisht 9.1 miliardë dollarë nëse i konvertojmë me standardet e vitit 2017).

Getty u martua 5 herë dhe secila prej grave ishte mjaftueshëm e re për të qenë vajza e tij. Sipas biografëve, 4 prej grave qenë të virgjëra.

Ai u bë i njohur edhe sepse refuzoi tu jape para pengmarrësve që i morën nipin në vitin 1973. Kur rrëmbyesit i dërguan miliarderit pak nga flokët dhe veshi i nipit si dhe ulën shumën e tyre në 3 milion dollarë, Getty pranoi të paguante jo më shumë se 2.2 milionë dollar, 800,000 nga të cilat ia dha hua djalit të tij (babait të fëmijës që u rrëmbye) me 4% interes. Kur John e telefonoi gjyshin për ta falenderuar për pagimin e shpërblesës, Getty refuzoi të fliste.Në shenjë hakmarrje, grabitësit i prenë veshin të riut dhe ia çuan gjyshit kurnac. Historia e tij u bë shumë e njohur dhe madje për këtë është realizuar një seri televizive.

Dashuria e manjatit  të naftës për para, u duke edhe tek ngjare të tjera të trishta mbi anëtarët e familjes së tij. I biri, Timmy Getty, me të cilën e lindi me gruan e pestë të tij, u sëmurë rëndë nga kanceri dhe ai nuk e pa për 4 vjet të birin. Madje nuk pagoi as faturat e mjekimit dhe Timmy mbeti i verbër deri sa vdiq. Në kujtimet e saj, këngëtarja Tedy Gatty amerikane zbuloi kurnacërinë e bashkëshortit.

Madje Paul Getty nuk shkoi as në funeral dhe i dërgoi Tady vetëm një shënim, ku i kërkonte falje që nuk ishte aty për shkak të angazhimeve.

Kur Getty vdiq, familjarët, përfshirë fëmijët dhe shërbëtorët e devotshëm nuk përfituan thuajse asgjë. Pjesa më e madhe e pasurisë së tij shkoi për muzeun e Malibu- së duke e shndërruar në më të pasurin në botë. Ekspertët i vlerësuan fondet e tij me vlerën 2.5 miliardë dollarë.

Asokohe, një gazetar i ri dha këtë koment mbi vdekjen e miliarderit:

“Ndërroi jetë sot njeriu më i pasur, më i vetmuar dhe më egoisti. Në 84 vite jetë, s’dha asnjë qindarkë për bamirësi.”

Të këshilluara

Ndahet nga jeta modelja 37-vjeçare

Modelja kanadeze, Stefanie Sherk, ndërroi jetë në mënyrë tragjike në moshën 37-vjeçare. Ishte bashkëshorti i saj Demian Bichir, i cili dha lajmin e trishtë se S...

14:41

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI