Flash

Fëmijët e Gwen Stefani mardhënie mjaft të mirë me bashkëshortin e saj të dytë

Lapsi.al 26 April 2019

Tre djemtë e këngëtares së famshme Gwen Stefani nuk e konsiderojnë Blake Shelton vetëm të dashurin e nënës së tyre. Për ta, ai është një figure babai. Blake është i pranishëm në jetët e tyre për vite të tëra, dhe djemtë jo vetëm që e respektojnë por e duan shumë këngëtarin.

Një mik i përbashkët i Gwen dhe Blake thotë për faqet rozë: “Ata ishin bashkë gjatë festës së Pashkëve. Djemtë i kanë thënë Gwen që për ta, Blake është si një baba i dytë. Ata e duan dhe e respektojnë shumë. Madje shpesh i thonë Blake që i janë mirënjohës për gjithë të mirat që ka sjellë në jetën e tyre. Por nga ana tjetër, Blake për asnjë moment nuk është përpjekur tu zëvendësojë babain e tyre biologjik. Kingston, Zuma dhe Apollo kanë marrëdhënie të shkëlqyera edhe me Gavin.”

Gwen Stefani dhe Gavin Rossdale janë prindër të fëmijëve Kingston 12 vjeç, Zuma 9 dhe Apollo 5 vjeç. Pas më shumë se 20 vitesh lidhje me rokerin, Gwen nisi procedurat për divorc.

Ajo ende nuk ka zbuluar saktësisht se çfarë ndodhi, por sipas thashethemeve, gjatë asaj kohe Gavin e kishte tradhëtuar me dadon e fëmijëve, madje e kishte lënë shtatzënë.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI