Flash

Zidane gati të bëjnë çmendurira: "Hazard e Neymar bashkë? Tek Real realizohen ëndërrat..."

Lapsi.al 27 April 2019
Zidane gati të bëjnë çmendurira: "Hazard e Neymar

Real Madrid është në prag të një revolucioni në merkato, për të lënë pas zhgënjimin e një sezoni, ku asgjë nuk shkoi në mënyrën e duhur. Edhe Zinedine Zidane në momentin që pranoi të rikthehej në pankinën e merengues e kishte bërë të qartë se duhej një ndërhyrje e fortë në merkato për të formuar sërisht një grup të konsoliduar. Por deri në këtë pikë sa të jetë e mundur që Eden Hazard e Neymar Junior të luajnë së bashku me fanellën e Los Blancos nuk ishte menduar.

Tekniku francez i ka hapur dyert një goditje të dyfishtë të paprecedentë në merkato nga Real Madrid. "Neymar ëndërron të luajë me Hazard? Real është një klub ku ëndërrat e lojtarëve realizohen. Është një klub i rëndësishëm e të gjithë duan të vijnë të luajnë këtu një ditë. Të shohim cfarë do të ndodhë. Të gjithë lojtarët përshtaten me njëri-tjetrin, edhe për mua thoshin që nuk përshtatesha me Djorkaeff...", ka deklaruar tekniku francez, fjalë që natyrisht do të bëjnë zhurmë, sepse është një pranim i tratativave me dy prej lojtarëve më të mirë të planetit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI