Flash

Sinjali gjerman/ Maqedonia drejt BE, Shqipëria mbetet në klasë

Lapsi.al 28 April 2019
Sinjali gjerman/ Maqedonia drejt BE, Shqipëria mbetet në klasë
Prej më se një viti në gjirin e vendeve më të rëndësishme të BE-së ekziston një dilemë: A duhen papur negociatat në të njëjtën kohë me Shqipërinë dhe Maqedoninë, apo këto dy vende duhen ndarë, duke privilegjuar fqinjët tanë dhe duke na ngelur neve në klasë. Por nëse majin e kaluar shqipëria shpëtoi në fije të perit nga ndarja e fatit të saj me Maqedoninë, shenjat janë që këtë herë nuk do të kemi të njëjtin fat. Këtë e ka parathënë edhe gazeta prestigjoze gjermane «Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung» e cila i ka kushtuar një shkrim të gjatë takimit të së hënës ku kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron do t’i presin udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit (Shqipërisë, Bosnjës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë). Lexo më tej:

“Deutsche Welle” zbulon detajet: Çfarë do të ndodhë në samitin e Berlinit

"Këto gjashtë vende duan të anëtarësohen në BE, por asnjëri nuk është vërtet i gatshëm për këtë, shkruan gazeta «Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung» e cila bën një përjashtim: "... integrimi i mëtejshëm i tyre në BE do të ishte sinjal i gabuar. Me një përjashtim: Maqedonia e Veriut ka një qeveri reformatore, e cila për ëndrrën europiane ka bërë kompromise të guximshme dhe madje ka ndërruar edhe emrin e shtetit për t’i dhënë fund ngatërresës së vjetër me shtetin anëtar të BE-së, Greqinë. Fillimi i negociatave për anëtarësim do të ishte një mirënjohje e duhur për aq shumë guxim". Pra me sa duket gazeta që ka burime të forta në Berlin po jep sinalin e parë për ata që pritet ti ndodhë Shqipërisë duke e vënë në një pozitë të vështirë qeverinë e cila festoi që para një viti hapjen e negociatave. Ajo nuk e përmend fare vendin tonë duke veçuar fqinjin tonë me të cilin jemi në të njëjtën paketë. Një shuplakë e fortë duket se i jepet edhe Serbisë të Presidentit Vuçiç si një vend që duhet parë me rezerva nga BE.

«Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung»: Pranimi i Serbisë i bën dëm BE-së

«Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung» shkruan se për aq kohë sa në Serbi mediat e kontrolluara nga Vuçiçi shpifin kundër Bashkimit Europian dhe i thurin himne rusisë së Putinit, Serbia nuk e ka vendin në BE. "Njerëz të afërt me Vuçiqin thonë se duhet kuptuar këtë, sepse në Serbi ekziston një valë e madhe proruse dhe antiperëndimore, andaj nëse Vuçiqi nuk do ushqente këtë atmosferë, atëherë këtë do ta bënte dikush tjetër dhe kjo nuk do të ishte në interes të Europës. «Po të ishte i vërtetë ky përshkrim, atëherë natyrisht do të ishte argument vendimtar kundër anëtarësimit të Serbisë në BE. Përse t’i dhurojë BE participim politik një shteti në të cilin urrejtja kundër BE-sëështë instrument për sigurimin e pushtetit" pyet gazeta? Gjithësesi përgjigje për këto sinjale do te mërren nesër në takimin e liderve Ballkanikë të organizuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI