Flash

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

Video/ Barazimi i dytë në katër ditë në Gjirokatër: pika i vlen Luftëtarit dhe tani Tirana...

Lapsi.al 28 April 2019
Video/ Barazimi i dytë në katër ditë në

Barazimi i dytë radhazi mes Luftëtarit e Tiranës, këtë herë, ndryshe nga katër ditë më parë, për kampionat. 1-1 që në pamje të parë nuk ndihmon askënd nga dy skuadrat, në kohë kur presioni i Kastriotit është më i fortë se asnjëherë, por që në të vërtetë vlen shumë më tepër për bluezinjtë, që në pesë javët e mbetura kanë edhe një kalendar më të mirë. Në këtë pikë goli i Rrapos, me apo pa fat, mund të jetë më i rëndësishmi i sezonit...

Për gjirokastritët ishte shumë e rëndësishme të mos humbej kjo ndeshje dhe fjalët e teknikut Julian Ahmataj pas ndeshjes, tregojnë sa vlerë ka pikë për bluezinjtë: "Ndeshja mund të jetë nga më të dobëtat që kemi bërë, në aspektin taktik dhe teknik. Duhej të ishim më të ekuilibruar, dhe për këtë harxhuam shumë energji. Nuk është puna tek llogaritë, por kam thënë që duhet të marrim maksimumin në një ndeshje. Sot morëm maksimumin nga kjo ndeshje. Duhej të mos e humbnim këtë ndeshje, në një ditë jo për ne".

Pikërisht të kundërtën e asj që duhet të bënte Tirana. Avantazhi i shpejtë dhe thyerja e mallkimit nga pika e bardhë, në momentin e shënimit të golit të Hasanit në minutën e 9 dha iluzionin e ndeshjes së duhur të bardhebluve, për të fshirë hijet e errëta të rënies nga Kategoria. Por nuk qenka e thënë, sepse tani, me krutanët 3 pikë larg dhe një kalendar të frikshëm, skuadra e Memës duhet ti luajë shanset me shumë mundësi në ndeshjen direkte, ku favorin e vetëm e ka që luan në shtëpi: "E kisha përgatitur ekipin për ta fituar ndeshjen në analizë, për këtë më vjen keq - theksoi Mema -. Tiranës i duhen pikë, 1 pikë nuk bën punë të madhe. Do shohim ndeshjet në vazhdim, sepse ka ndeshje, por sa vjen e vështirësohet".

Shumë raste të shpenzuar, gabimet fatale si pothuaj në cdo ndeshje e këtë herë i takoi Abibit të vendoset keq e ti lejojë golin e barazimit Luftëtarit, po e demoralizojnë teknikun e bardhebluve është është një hap larg të qenit heroi i Tiranës me mundësinë për ta shpëtuar e për ta cuar në Europë, por edhe njeriu drejt të cilit do ë drejtohet gishti në rast të rënies nga Kategoria dhe humbjes së Kupës. "Të vjen keq, sepse në një ndeshje 2-3 raste do kesh për të shënuar - bëri llogaritë tekniku bardheblu -. Kemi luajtur gjithë kohës, kemi kontrolluar lojën, por pësojmë ato gola. Unë jam trajner, dhe këto mundësi kam. Duhet të përgatis ndeshjen, dhe të çoj lojtarët tek porta për të shënuar. Duhet të jemi të kujdesshëm në mbrojtje. Për ne duhet rezultati, dhe jo vetëm loja e mirë".

Sentamu apo edhe në fund traversa e goditur, në devijimin e Aleksit, mund ti kishin dhënë një të dielë të lumtur Memës, por shumë raste të humbura nuk bëjnë një gol dhe në fund Luftëtari mbetet në vendin shtatë me 39 pikë, ndërsa Tirana në vendin e tetë, me 37 pikë...nga prapa bën zhurmë Kastrioti.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI