Flash

Kampioni i Juventus operohet në gju: gjithçka shkon mirë

Lapsi.al 29 April 2019
Kampioni i Juventus operohet në gju: gjithçka shkon mirë
Ka përfunduar me sukses ndërhyrja kirugjikale për pastrim, nëpërmjet artroskopisë, në gjurin e djathtë për Sami Khedira, i detyruar të mbayllë para kohe sezonin. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi bardhezi në faqen zyrtare. Operacioni është kryer në Augsburg, në Gjermani, nga Doktor Uli Boenisch, i asistuar edhe nga mjeku përgjegjës bardhezi Doktor Claudio Rigo. Mesfushori gjerman do të mund të startojë menjeherë me kurat rehabilituese. Një sezon plot dëmtime ajo e Khedira, që sapo ishte kthyer në dispozicion të Allegri, pas operacionit në zemër për shkak të një aritmie që e mbajti një muaj larg fushave. E tani erdhi vendimi për tu operuar në gju "pas katër muajsh dhimbje të vazhdueshme". Objektivi i gjermanit është të kthehet 100% të formës për fillimin e sezonit të ardhshëm: "Mezi pres të kthehem të luftoj për të arritur objektivat tona edhe njëherë".

Të këshilluara

Kampionati i gabimeve të pandëshkuara...

Një kampionat deri diku i cuditshëm mund të konsiderohet ky i këtij viti në Superiore, ku duhet se të gjithë funksionojnë në të njëjtën mënyrë, ndjekin rezultat...

14:08

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI