Flash

Berlini/ Tirana djeg lëvizjen pa viza të kosovarëve

Lapsi.al 30 April 2019
Berlini/ Tirana djeg lëvizjen pa viza të kosovarëve

Mos kontrolli i kufijve nga Shqipëria dhe eksportimi i kriminalitetit prej saj janë shëndërruar në një barrë për Kosovën. Ky është së paku argumenti i përdorur nga presidenti francez Makron gjatë samitit të Berlinit për të mos i hapur dritën jeshile liberalizimit të vizave më Kosovën. Sipas burimeve të radios publike gjermane Deutsche ëelle nga bisedimet me dyer të mbyllura shefi francez i shtetit ka argumentuar "mosmiratimin e heqjes së regjimit të vizave me përvojën e keqe të Francës pas liberalizimit të vizave me Shqipërinë (dhe Gjeorgjinë), ku u shtua si numri i migrantëve të parregullt ashtu edhe i kriminalitetit nga këto vende.

 

 

Pak a shumë një qëndrim të njëjtë mbajti pak ditë më parë edhe parlamenti holandez që me një votim gati plebishitar i kërkoi qeverisë së tij heqjen e rregjimit të vizave me vendin tonë. në vend që të pritje si një sinjal shqetësues, ky votim u karikaturizua nga qeveria e rilindjes si një akt i ndërmrrë nga ekstremistët ksenofobë që donin të zgjidhnin përmes shqiptarëve llogaritë e tyre të brendëshme politike.

Por fakti që e njëjta tezë është rimarë edhe nga Emmanuel Macron një politikan i njohur për luftën që i bën ekstremit të djathtë dhe frymës ksnenofobe në Europë, tregon se propaganda e Tiranës është sa dritëshkurtër po aq edhe mendjelehtë.

E vërteta është se ka një problem me kriminalitetin shqiptar dhe lidhjet e tij me sferat më të larta të pushtetit, që ka shqetësuar kancelaritë europiane. Madje mënyra amatoreske se si veproi qeveri shqiptare duke mos marrë përgjegjësitë që i takojnë por duke manipuluar realitetin shkoi deri në atë pikë sa ky shqetësim të përdoret qoftë si e vërtetë, apo qoftë edhe si justifikim, për të penguar liberalizimin e vizave për pjesën tjetër të kombit.

Me sa duket ky kërcënim është për BE tejet më i fortë, sesa shantazhet meskine të politikanëve shqiptarë, të tipit ‘nje pilot nje komb’ (udhetimi me avionin e Behgjet Pacollit te dy delegacioneve të Shqiperisë e Kosoves), sesa kërcenimi për heqjen e kufirit të dy shteteve në Morinë, apo propozimet për një president të vetëm të kombit.

E kështu fakti se Shqipëria eksporton kriminalitet për fat të keq po penalizon qytetarët kosovarë.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI