Flash

Këshillat/ Si ta tregoni veten një zonjë të vërtetë

Lapsi.al 1 May 2019
Këshillat/ Si ta tregoni veten një zonjë të

Disa njerëz mendojnë se rregullave të mirësjelljes u ka skaduar afati dhe kanë dalë jashtë mode. Por, sjelljet e mira asnjëherë nuk dalin nga moda! Nëse dëshironi të merreni seriozisht, ju duhet të dini se ekzistojnë disa gjëra të cilat ju dëmtojnë imazhin e një zonje të vërtetë.

Më poshtë ju sjellim një listë me gabimet tipike të mirësjelljes të cilat asnjëherë nuk duhet t’i bëni! Mbani këto në mend, dhe gjithmonë do të lini përshtypje të mirë.

Mos vishni/mbani produkte false të markave të njohura

Nuk është nevoja t’i shpenzoni të gjitha paratë në një çantë të shtrenjtë dore. Por, nëse nuk mund ta blini atë, të paktën mos e blini as një të tillë false. Kualiteti i mirë mund të vërehet shumë lehtë. Prandaj, nëse dëshironi që të krijoni përshtypje të keqe kur e takoni dikë për herë të parë, atëherë blini gjëra false. Por, nëse dëshironi të lini përshtypje të mirë, blini gjëra të kualitetit të lartë të cilat mund t’i përballoni. Nuk është nevoja të kenë emrin e ndonjë stilisti të famshëm në to, por mjafton të jenë origjinalë.

Gabimet e modës

Një zonjë e vërtetë asnjëherë nuk e vesh një bluzë të madhësisë më të madhe ose xhinse tejet të ngushta. Ajo dinë si t’i zgjedhë llojet e duhura të rrobave të cilat flasin shumë për stilin e saj.

Pozita…

Një rregull tjetër i rëndësishëm për zonjat është ta mbajnë një pozicion mbretëror. Kur qëndroni shtrembër, ju lini përshtypje se diçka po ju pengon.

Damat e vërteta kujdesen për veten

Një zonjë e vërtetë kujdeset mirë për vetveten. Asaj i pëlqejnë aktivitetet sportive, kujdeset për ushqimin, i kushton kujdes lëkurës dhe trupit, etj.

Vonesat…

Zonjat e dinë se janë të papranueshme vonesat më shumë se 15 minuta, qoftë për takime biznesore apo personale. Pra, zonjat e vërteta as nuk presin e as nuk vonohen më gjatë se 15 minuta.

Të këshilluara

FOTO/ Fshati ku është detyrim të dalësh nudo

Çdo vit, nga e gjithë bota në një fshat të vogël të Francës të quajtur Cap d’Agde shkojnë me mijëra turistë. Kjo sepse në këtë fshat është me detyrim të dalësh ...

18:50

Sfidat e 5G-së

Çdo kohë ka kërkesat e veta; dikur problemi i ditës ishte nëse uji vinte me presion, nëse energjia elektrike ishte mjaftueshëm e fuqishme për të ushqyer disa pa...

12:39

Pse nuk duhet të flini me floke të lagura

1.Të nesërmen në mëngjes do të ngriheni me një dhimbje koke. Natën ndërsa flemë, temperatura e trupit zbret mjaftueshëm dhe nëse ju flini me flokë të lagur atëh...

12:46

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI