Flash

Para xhirimeve,Tom Cruise detyron stafin e tij të shkojë në palestër

Lapsi.al 1 May 2019
Para xhirimeve,Tom Cruise detyron stafin e tij të shkojë në

Ndërkohë që të gjithë jemi në pritje të një filmi tjetër Mission Impossible, Tom Cruise nuk është ende gati.

Për këtë aktori nuk fajëson veten, por anëtarët e stafit. Tom ka urdhëruar të gjithë të vijnë sa më shpejt në formë, dhe këtu nuk përfshihen vetëm aktorët që do të luajnë pranë tij, por edhe regjizori. Një burim pranë Tom Cruise, ka dhënë disa hollësi të tjera në intervistën e fundit.

"Tom dëshiron që të gjithë personat me të cilët ai punon të jenë të shëndetshëm dhe energjik, u pëlqen atyre apo jo. Kjo është shumë e rëndësishme për të. Tom i ka kërkuar të gjithë stafit, të bëjnë ndryshimet e duhura nëse dëshirojnë të punojnë me të. Ai madje, e ka diskutuar këtë temë edhe me regjizorin Chris McQuarrie”, tha burimi pranë tij. Burimi shtoi: "Chris e ka pranuar sfidën e Tom. Ai ka premtuar se do të shkojë cdo ditë në palestër dhe gjatë ditës do të bëjë shumë ecje.” Tom Cruise ka qenë gjithnjë i fiksuar pas palestrës. Dhe kjo është arsyeja përse edhe në moshën 56-vjecare ai është në një formë të shkëlqyer fizike.

Të këshilluara

Blerim Destani, në filmin Hollywoodian

Blerim Destani ka bërë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij, me pjesëmarrjen në filmin “The Poison Rose” ku luan me disa nga aktorët më të mirë botë...

12:09

Zgjidhet juria e Shqipërisë për Eurovision

Vendi ynë ka zgjedhur jurinë që do vlerësojë me pikë këngët e artistëve në “Eurovision”. Votimet do të prezantohen natën finale të festivalit europian të këngës...

10:57

Rita Ora një këngë në shqip?!

Rita Ora javë më parë qëndroi në Kosovë për një aktivitet humanitar në kuadër të organizatës së UNICEF-it. Ajo së fundi ka dhënë një intervistë për median zv...

18:53

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI