Flash

Video/ Gafa e pjeshkës së Ramës. Pse Rilindasit jetojnë në botë tjetër

Lapsi.al 1 May 2019
Video/ Gafa e pjeshkës së Ramës. Pse Rilindasit jetojnë

Ka shumë idhtarë të Ramës që besojnë se sa më shumë të gënjesh aq Rilindas më i devotshëm je. Këtë ka bërë edhe zv. ministrja e Arsimit, Lorena Haxhiu, e cila u vu papritmas në qendër të medias për një lapsus gjuhësor që bëri gjatë një prezantimi të Panairit të Punës. Haxhiu në vend që të thoshte shprehjen e njohur: "ç'të mbjellësh do të korrësh" ndoshta nga pavëmendja apo ndoshta nga emocionet tha të kundërtën. Deri këtu nuk ka ndonjë gjë të tmerrshme. Eshtë një lapsus që gjithkujt mund t'i ndodhë dhe për të cilin askush nuk ka pse turpërohet. Pra asgjë interesante. Por tejet kurioze është që të shikohet se si reagoi Lorena kur "gafa" e saj u raportua në media. Me modelin e shefave të vet se rilindasit nuk gabojnë kurrë, se edhe po gabuan ata janë të aftë të të mbushin mendjen për të kundërtën, se janë aq të aftë sa t'i shesin popullit - të zezën për të bardhë, ajo u mundua të arsyetonte se shprehjen e kishte shqiptuar ashtu siç duhet. Lexojeni dhe shkrihuni gazit sepse ajo që e bën hit këtë ndodhi nuk është lapsusi i saj normal për cilindo, por "aftësia" e saj për të manipuluar ata që e lexojnë.  ©Lapsi.al

 

https://youtu.be/UFrblV4KvMQ

 

Më poshtë reagimi i plotë i zv/ministres:

 

“Ka tekst, por ka edhe kontekst” – citonte dikur një profesori im në auditoret e Fakultetit.

M’u kujtua sot, teksa portalet e futën në makinerinë e tyre dhe e nxorën të deformuar e jashtë kontekstit fjalën time të djeshme në çelje të Panairit të Punës.

“Atë që ju do të korrni (në panairin e punës), atë do të mbillni dhe në të ardhmen (në tregun e punës)!” ishte fjalia ime përmbyllëse drejtuar të sapodiplomuarve, teksa prisnin të vizitonin stendat, për të korrur frytet e punës së tyre, pas vitesh të tëra studimi, lodhjeje, mundi e sakrifice. Duket që nuk paska patur mjaftueshëm lajme të këqija dje…

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI