Flash

Atletja transeksuale, Semenya, fiton në Doha dhe sfidon Iaaf: "Nuk do bëj asnjë kurë hormonale"

Lapsi.al 3 May 2019
Atletja transeksuale, Semenya, fiton në Doha dhe sfidon Iaaf: "Nuk do

Në takimin e parë të Diamond League 2019, që po zhvillohet në Doha, në Katar, Caster Semenya, fiton garën e 800 metrave për femra me kohën 1'54"98. Atletja transeksuale ka gjetur momentin të kundërshtojë vendimin e Iaaf (Federatës Botërore të atletikës) që i ndalon të garojë në 800 metra pa ulur më parë nivelin e testosteroneve: "Nëse para meje ka një mur do ta kaloj. Nuk do të bëj asnjë kurë hormonale, por do të vazhdoj të stërvitem e të vrapoj".

Caster Semenya ishte përpara një dileme: të vazhdojë në 800 metra por ti nënshtrohet kurave hormonale që të ulë nivelin e testosteroneve, ose të provojë “kapërcimin” drejt distancave 3000 metrë e lart. Afrikano jugorja po përpiqet të përballojë udhëkryqin e karrierës në mënyrën e saj: duke vazhduar të vrapojë, drejt në rrugën e saj, duke vazhduar të luftojë kundër rregullave të Iaaf. Federata Botërore e Atletikës è mbështetur edhe nga Gjykata e Arbitrazhit të Sportit në Lozanë ka vendosur se atletet intersex (dmth "me zhvillim të ndryshëm seksual”) si Semenya e Francine Niyonsaba, që vrapojnë në distancat përfshirë 400 metra e 1.609 metra, duhet që nga e mërkura e 8 majit të ulin nivelin natyral të testosteroneve në 5 nanomol për litër në gjak, nëse duan të vazhdojnë të konkurojnë me femrat.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI