Flash

Bën gjithçka në 9 minuta, hyn në fushë, shënon dhe përjashtohet

Lapsi.al 4 May 2019
Bën gjithçka në 9 minuta, hyn në fushë, shënon

Ndeshje e shkurtër por intensive për brazilianin Jonathas, numrin 9 të Hannover: ish-lojtari i Pescara hyri në fushë në pjesën e dytë të lojës, por ndeshja e tij zgjati vetëm 9' minuta.

Pasi mori vendin e Weydant në minutën e 46', vetëm pesë minuta më pas, lojtari i Hannover finalizoi një 11 m duke ngushtuar diferencën me Bayern Munich në 2-1. Për fatin e tij të keq nuk arriti të shijonte deri në fund emocionet e golit. Kur nuk kishte kaluar as një minutë ndaj tij erdhi kartoni i parë i verdhë dhe tri minuta më vonë ndodhi befasia.

Arbitri ndëshkon një krah të zgjatur mbi fytyrën e kundërshtarit dhe pa hezituar nxjerr kartonin e dytë të verdhë për Jonathas, që përjashtohet nga loja në minutën e 55'. Ekzaktësisht 9' minuta pasi kishte hyrë në fushë, duke e detyruar trajnerin e Hannover të bënte një zëvendësim tjetër.

Një ndeshje në limitet e të pabesueshmes për lojtarin e lindur në vitin '89, që në fillim entuziazmoi tifozët e tij dhe më pas komplikoi totalisht lojën e skuadrës e cila pësoi edhe golin e tretë, të firmosur nga Ribery.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI