Flash

Mourinho trajneri surprizë? Në Francë janë të sigurtë, se Roma është në bisedime

Lapsi.al 4 May 2019
Mourinho trajneri surprizë? Në Francë janë të

Roma duket se ka ndërmëend të synojë një shënjestër të rëndësishme për pankinën e sezonit të ardhshëm. Fillimisht ishte Antonio Conte, i kontaktuar e sponsorizuar direkt (e hapur madje) nga Francesco Totti e Claudio Ranieri. Por emri surprizë është ai i José Mourinho. Lajmin e ka bërë të ditur l'Equipe, e përditshmja franceze që rallë gabon, e sipas të cilës portugezi, që ka dhënë gatishmërinë e tij për të zëvendësuar Tuchel tek Psg, është në negociata edhe me Romën - "Mourinho është futur në tratativa".

Vështirë të thuhet nëse është realitet, apo thjesht zëra merkato, sepse dilemat në këtë pikë janë më shumë se një dhe madje tepër të motivuara. Ajo më kryesorja është nëse verdhekuqtë kanë mundësinë për të paguar rrogën e frikshme të Special One… Por megjithatë fjalët janë insistuese dhe nga Franca ka një tjetër të dhënë që mund të ketë lidhje me këtë operacion: fondi katariot i Al Khelaifi po sheh mundësinë për të bërë një ofertë konkrete për klubin e presidentit Pallotta.

Ndërkohë, e kjo është e sigurtë, dicka po lëviz, sepse Roma nuk dëshiron të arrijë e papërgatitur në sezonin e ardhshëm e guri i parë që kërkon të vendosë është pikërisht ai i trajnerit. Punë tjetër nëse bëhet fjalë për Conte, Mourinho apo dikush tjetër. Gjëja më e rëndësishme e momentit është të mbyllet në mënyrë positive sezoni, që do të thotë me prezantimin në Champions, sepse është e qartë që dy teknikët e përfolur e kanë kusht të patjetërsueshëm përfaqësimin në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.

Është vetëm cështje kohe, përpara se cështja e trajnerit të kthehet prioritet: Mourinho mund të dëshirojë më tepër një transferim në Paris apo Mynih, ku do të ishte më e thjeshtë të fitonte menjëherë, por nëse ka një të vërtetë në thënien ‘të gjitha rrugët të cojnë në Romë’, atëherë ndoshta edhe portugezi përfundon aty.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI