Flash

Real Madrid, Zinedine Zidane paralajmëron ndryshime

Lapsi.al 4 May 2019
Real Madrid, Zinedine Zidane paralajmëron ndryshime

Gajshtë ditë pas humbjes 1-0 me Vallecano, Real Madrid do të presë  Villarreal të dielën në kuadër të javës së 36-të të La Liga. Trajneri i Los Blancos Zinedine Zidane u shfaq i qetë në konferencën e sotme për shtyp, pas humbjes në Estadio de Vallecas që provokoi zemërimin e tij.

Mesazhi i parë, në fakt, ishte për ish-shokun e tij të skuadrës: "Mesazhi i parë është për Casillas, fola me të dhe i shpreha të gjithë dashurinë tonë. Casillas i dhamë shumë mbështetje. Na dërgoi një mesazh dhe është mirë. Tani duhet të qetësohet, të marrë veten dhe të mendoj vetëm për të pushuar."

I pyetur për sfidën e së dielës, francezi tha: "Ne duam të fitojmë në Bernabeu. Ne duam të tregojmë se duam ta mbyllim mirë. Kemi patur vështirësi, tifozët e dinë, por nesër duam të bëjmë një ndeshje të mirë".

Për sa i takon sezonit aktual dhe atij që vjen Zizou tha: "Sezoni nuk mbaron këtu. Janë edhe tre ndeshje për t'u luajtur. Sot jam i qetë, por herën e fundit isha shumë nervoz. Edhe lojtarët ishin të zemëruar. Ata nuk e përjetojnë mirë këtë situatë. Në ndeshjen e kaluar asgjë nuk shkoi ashtu siç e prisnim. Gjëja e mirë e një momenti të keq është që kemi një ndeshje tjetër nesër. Këtë ju them njerëzve, që sezoni po shkon drejt fundit dhe duhet të mendojmë për sezonin që vjen. Do të ketë ndryshime, por shumë lojtarë do të mbeten këtu. I kërkoj tifozëve të na mbështesin nesër. Ne do të kërkojmë fitoren, ashtu sic e arritëm ndaj Athletic Bilbao".

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI