Flash

Inzaghi i jep lamtumirën Champions: për të ruajtur pankinën i duhet Kupa

Lapsi.al 5 May 2019
Inzaghi i jep lamtumirën Champions: për të ruajtur pankinën

Simone Inzaghi i bën respektin Atalanta ("E merituan"), ndërsa i jep lamtumirën Champions ("Tashmë është e mbyllur"), por vazhdon të ketë ëndërrën Europa League. "Jemi dy pikë larg Torino e Milan e duhet të shkojmë në Europa League, kemi pastaj edhe Kupën e Italisë por objektivi është të mos e lidhim të ardhmen tonë në Europë me finalen e Kupës - ka shpjeguar tekniku i Lazio -. Duhet të shkojmë në Europë e mendoj se do të shkojmë".

"Mendoj se bëmë një ndeshje të mirë, luajtur me ritëm, por që u kompromentua nga gabime individuale shumë të rënda, ndeshja u vendos aty sepse tek goli i 2-1 u shpërbëmë e Atalanta u tregua e aftë - shtoi Inzaghi -. Pas avantazhit gabuam disa kudnërsulme, ndërsa ata shënuan me një goditje të gabuar të Freuler e anë fund ishin më të bindur se mund tia dilnin".

Lazio tani e ka komplikuar jo vetëm sezonin e saj, por edhe pankinën e Simone Inzaghi. Ashtu si e paralajmëroi presidenti Lotito, për të ruajtur pankinën e tij, tekniku duhet të arrijë dicka të rëndësishme, e me Champions të pamundur tashmë e vetmja gjë që mund të ndihmojë Inzaghi është trofeu i Kupës së Italisë, ku duhet të sfidojë përsëri bergamaskët e Gasperinit.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI