Flash

Pjanic identifikon skuadrën e tij të ardhshme: "Të gjithë duan të shkojnë aty..."

Lapsi.al 5 May 2019
Pjanic identifikon skuadrën e tij të ardhshme: "Të

Largimi nga Torino nuk është më tabù. Në moshën 29 vjecare, Miralem Pjanic po sheh përreth e mund ti japë lamtumirën Juventus këtë verë. Mesfushori boshnjak nuk kërkon të thyejë marrëdhëniet me drejtuesit e klubit, por me elegancë thekson për Canal+ që idea për të ndryshuar ambjent nuk është kaq e pamenduar për të: “Në futboll gjithcka është e mundur, jam prej 8 vjetësh në Itali dhe luaj në një klub të madh, por nuk dihet asnjëherë cfarë ndodh. Duhet që të gjithë të jenë dakord.Kam nevojë të shkoj me pushime e pastaj të shohim nëse ndodh dicka. E respektoj shumë këtë klub, por objektivi im për vitet e ardhshme është të fitoj Champions, e do të kërkoj ta bëj".

Mesazhi për drejtuesit është i qartë, e jo vetëm për ata të Juventus. Sepse mesfushori kërkohet nga Real Madrid i Zidane, por ndërkohë ka hapur derën për Psg, ku nuk mungon interesi për boshnjakun: "Psg është një nga tetë klubet më të mëdha të Europës, e në Champions duan të shkojnë shumë më përpara se kanë bërë deri tani. Bëhet fjalë për një klub ku të gjithë lojtarët duan të shkojnë, sepse ka një projekt sportiv, lojtarë të mëdhenj, kështu që Psg ka mundësinë ta fitojë Champions".

Pjanic ka rrëfyer ndërkohë edhe atë që ndodhi në Champions, me atë eleminim, që nisi edhe erën e ndryshimeve për bardhezinjtë: "Mund të bënim dicka më shumë, por Ajax në dy ndeshjet ishte superior".

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI