Flash

Video/ Arsenal jashtë Champions, Brighton tallet me dëshpërimin e londinezëve

Lapsi.al 5 May 2019
Video/ Arsenal jashtë Champions, Brighton tallet me dëshpërimin e
Arsenal ka mbetur jashtë kualifikimit në zonën Champions League për sezonin e ardhshëm, të paktën përmes kampionatit, pas barazimit 1-1 kundër Brighton. Një rezultat i papritur për Gunners në Emirates, të dënuar nga një penallti e shndërruar në gol nga Murray, por ajo që lojtarët e Brighton bëjnë në fundin e ndeshjes nuk ka asgjë të përbashkët me sportivitetin. Yves Bissouma, futbollisti i Brighton, sapo ka përfunduar takimi, ka nisur të qeshë e të tallet me lojtarët londinezë që ishin ulur në fushë të dëshpëruar. Imazhet e fiksuara nga kamerat tregojnë një mungesë etike të Bissouma, që është tallur me dhimbjen e Gunners për mungesën e kualifikimit në Champions në Premier League. Në fakt, me 67 pikë në vendin e pestë, tre larg Tottenham, për skuadrën e Unay Emery është e pamundur rikuperimi në javën e fundit. Por, Europa League është mundësia e vetme për Arsenal që të sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin 2019/20, gjithnjë nëse fiton trofeun.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI