Flash

Video/ E pabesueshme: arbitri anullon golin me Var, për faull që e kishte kryer ai vetë

Lapsi.al 5 May 2019
Video/ E pabesueshme: arbitri anullon golin me Var, për faull që e

Gjëra të një bote tjetër ndodhin në Mls, ku gjatë javës së fundit të kampionatit është shkruar një kapitull i ri për historinë e Var. Protagonist absolut ka qenë arbitri Ted Unkel, që me vendimin e tij ka tërbuar Columbus Creë: në ndeshjen kundër DC United, me rezultatin 0-0, arbitri i ndeshjes ka anulluar golin e avantazhit të miqve për një faull të kryer... nga ai vetë. Një situatë irreale, gati komike, që ndodhi rreth gjysëm ore pas fillimit të ndeshjes, që u fitua më pas nga skuadra e Rooney 3-1.

Në minutën e 23 të fraksionit të parë, gjatë një aksioni në mesfushë, arbitri përplaset pa dashje me Acosta e Trapp e në këtë mënyrë i pari rrëzohet, duke i dhënë mundësinë të dytit të shërbejë për Santos në krah. Numri 7 i Columbus futet në zonë e mposht Hamid, por pastaj arbitri konsultohet me Var e vendos të anullojë golin. Nga imazhet mund të duket sikur Unkel dënon faullin e mundshëm në hyrje të zonës, por pasi anulloi golin arbitri tregoi mesfushën (ose më saktë vendin e përplasjes me Acosta) për rifillimin e lojës, duke dënuar ndërhyrjen e vet të 'gabuar'. Natyrisht duke shkaktuar polemikat e pashmangshme, sepse arbitri është pjesë e lojës…

https://youtu.be/OY8meHaKZls

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI