Flash

Vipat që hoqën dorë nga jeta luksoze (Foto)

Lapsi.al 5 May 2019
Vipat që hoqën dorë nga jeta luksoze (Foto)

Të gjithë ëndërrojmë për jetën luksoze që shohim tek personazhet e njohur: jahte, vila marramendëse, pushime në ishuj privatë dhe veshje posaçërisht për ta. Dhe nëse mendojmë se rruga deri aty është e vështirë, rruga për t’i mbajtur është edhe më e vështirë. VIP-at e mëposhtëm kanë humbur pasuritë e tyre dhe tashmë i kanë thënë lamtumirë jetës luksoze, ose të paktën nuk jetojnë më aq shtrenjtë sa më parë.

Nicolas Cage

Dikur na dukej sikur Nicolas Cage po pushtonte çdo film me role kryesore. Por gjithsesi, shpenzimet e tij marramendëse me kafshë ekzotike, jahte dhe ishullin e tij privat, bënë që aktori të kalonte një krizë financiare. Le të mos harrojmë që kishte borxh dhe 14 milionë dollarë për taksat. Dhe për të mos u mjaftuar me kaq, në 2009 ai u përball me një urdhër gjykate ku i detyrohej 13 milionë dollarë ish-bashkëshortes së tij. Dhe në të njëjtin vit, u padit nga një kompani pasurish të patundshme, për shkak se ai nuk kishte paguar detyrimet. Le të mendojmë se ai tashmë është në të gjitha rolet sepse thjesht i duhet të paguajë borxhet.

Tyga

Reperi Tyga, i njohur dhe si ish i dashuri i Kylie Jenner, ka hasur plot probleme ligjore dhe financiare vitet e fundit. Në 2012, ai u padit nga tre vajza që kishin marrë pjesë në videoklipin e tij, pasi ai nuk kishte hequr nga videoja pjesët ku ato shfaqeshin të zhveshura, edhe pse kishte premtuar se do ta bënte.

Një vit më vonë, ai i detyrohej një argjendari nga LA, 185 mijë dollarë për shkak se kishte marrë një orë pa e paguar dhe nuk e kishte kthyer. Nga 2015 në 2016, ai u fut në borxhe akoma më të mëdha pasi nuk kishte paguar qiranë e pronave të tij, dhe madje i kishte shkaktuar dhe dëme. Deri në vitin 2016, reperit ju desh t’i thonte lamtumirë Bentleyt, Ferrarit, Lamborghinit dhe Maybach-it.

50 Cent

Një nga reperët më të njohur të viteve 2000 ishte padyshim dhe 50 Cent. Ai ishte mbreti i hip hop i dekadës, me disa nominime për Grammys dhe linjën e tij të veshjeve. Gjithsesi në 2009, ai detyrua të paguante 7 milionë dollarë pasi publikoi një video +18 të Lastonia Leviston, pa lejen e saj. Ndërkohë në 2014, ai i dha 16 milionë dollarë Sleek Audio, pasi një plan biznesi me kompaninë dështoi- duke bërë që reperi i pasur ta paguante.

Të këshilluara

Almeda bëhet nënë për herë të parë

Lajmi u bë i ditur nga mediat turke, të cilat e kanë marrë informacionin nga Dr. Caglar Cuhadaroglu, doktori i një spitali privat në Stamboll, ku djali i çifit ...

14:07

Madonna sjell hitin e ri

Mbretëresha e muzikës pop ka kaluar dy javë shumë të rëndësishme në karrierën e saj muzikore. Fillimisht ajo lançoi këngën e saj të parë të albumit “Madame X” ...

13:41

Gjendet i vdekur aktori amerikan

Një ngjarje shokuese vjen nga New York, ku aktori i njohur Harlan Bengel, 45 vjeç, dyshohet se i ka dhënë fund jetës. Aktori i ndjerë u gjet i varur në një urë...

11:20

Rag’n’Bone i jep fund beqarisë

Rag’n’Bone Man është martuar me të fejuarën e tij Beth Rouy. Zakonisht jemi mësuar që nusja të vishet me vello ndërsa dhëndri me kostum. Por çifti zgjodhi një v...

16:28

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI