Flash

"Një nder që luajta me ty": gafa e Morata, për lamtumirën e Cahill dhe përgjigjia e Alonso bëhet virale

Lapsi.al 6 May 2019
"Një nder që luajta me ty": gafa e Morata, për

Nga Spanja Alvaro Morata ndoshta nuk e ka ndjekur shumë sezonin e Chelsea. Sidomos atë të Gary Cahill, i përdorur shumë pak nga Maurizio Sarri në formacionin e Blues e tashmë në fund të aventurës së tij me fanellën e londinezëve.

I bindur se Cahill do të tërhiqej nga futbolli, pas xhiros së nderit të ish-kapitenit të Chelsea, përpara tifozëv të tij në Stamford Bridge, sulmuesi spanjoll i ka dërguar një mesazh mbrojtësit në rrjetet sociale, duke i bërë komplimentat për një karrierë të shkëlqyer e duke e falenderuar për nderin që kishte qenë shok skuadre me të.

Gafa është bërë menjëherë virale, po aq sa replika humoristike e Marcos Alonso, që ka shpejtuar të qartësojë situatën. "Vëlla, shiko se nuk është se po tërhiqet nga futbolli, eh", ka shpjeguar mbrojtësi i majtë i Chelsea.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI