Flash

Salah e Firmino KO, e bëjnë për Klopp mision të pamundur: "Roma e përmbysi, por kishin shënuar..."

Lapsi.al 6 May 2019
Salah e Firmino KO, e bëjnë për Klopp mision të pamundur:

"Salah ka pasur tronditje cerebrale. Tani është më mirë, nuk është aq në formë nga pikëpamja mjekësore e nesër nuk do të jetë në fushë. E bashkë me të do të mungojë edhe Firmino". Kështu tekniku i Liverpool, Jurgen Klopp, në konferencën e shtypit në vigjilje të gjysmfinales së kthimit të Champions kundër Barcelonës, pas 3-0 të ndeshjes së parë, gati ka ngritur flamurin e bardhë.

Një mision i vërtetë i pamundur për Reds, edhe pse përmbysja epike e Romës një vit më parë, që pasi kishte humbur 4-1 ndeshjen e parë u kualifikua duke fituar 3-0 në kthim, lë hapur dyert e shpresës: "Një tjetër histori" preu shkurt Klopp. "Nuk duhet ta mendojmë e pastaj verdhekuqtë kishin shënuar një gol".

"Për ne do të jetë ndeshja e tretë në gjashtë ditë, ndërsa Barcellona ka bërë turnover në ndeshjen e fundit të kampionatit", ka kujtuar më pas tekniku i Reds, ende në garë për Premier. "Remuntada? Nuk dua të jem unë që ti jap motiv lojtarëve të Barcellona të jenë edhe më të vendosur. Sidoqoftë do të kem mundësinë deri nesër për të folur me lojtarët e mi. Duhet të jemi të aftë të mbrojmë pa pësuar e të provojmë të jemi të fortë në sulm. Do të provojmë në 100% por kjo nuk do të thotë se do të funksionojë, nëse ia dalim do të jetë e mrekullueshme, përndryshe do të dështojmë në mënyrën më të mirë".

Një ndihmë për Reds do të jetë si gjithnjë atmosfera e Anfield: "Imagjinoj se stadiumi do të jetë një çmenduri, jo vetëm duhet të shënojmë por duhet të ndalojmë Barcellona të shënojë e kjo nuk ndodh shumë shpesh. Do të kishim dashur të shënonim një gol ose dy, por fatkeqësisht nuk ndodhi kështu".

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI